“Do përsëriten zgjedhjet!”, Partia demokratike bën deklaratën e papritur: Do publikojmë provat!

279
Sigal

“Nuk mund ta them dot se PD ka humbur, derisa procesi zgjedhor është ende në proces. Këtu flas për procedurat që kanë të bëjnë me tjetërsim të vullnetit të votuesve, që mund të bëjnë diferencën. Këto nuk ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse kishte kërcënim, represion dhe përfshire të elementëve kriminalë.

Nëse ne kemi pasur debat në PD, mund të merret rasti i një të plagosuri, nuk besoj se është rasti që të merremi me të plagosurin, që jemi ne si parti, por me atë që plagos. Ndeshja ishte e trakuar. Institucionet ishin në shërbim të Rilindjes.

Prokuroria e gjykata mbronin krimin zgjedhor. Ne kemi prova që kanë tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve në kuti.

Të gjitha bandat ishin përfshirë për të intimiduar zgjedhësit. Procesi përfundon kur të numërohet kutia e fundit, do kërkojmë numërim të të gjithë votave. Nëse faktohet vjedhja e votave, kërkojmë përsëritje të zgjedhjeve”, deklaroi Salianji.