Gëzim Zilja: Rama vazhdo t’i rikujtojë socialistët se asgjë nuk do të ndryshojë në mendësinë, sjelljen e mënyrën e tij të të drejtuarit

335
Kryeministri i vendit Edi Rama, filloi inspektimet në Vlorë, ku theksoi se ata që nuk i binden, ai i konsideron të vdekur tashmë, duke u dhënë të kuptojnë socialistëve se asgjë nuk do të ndryshojë në mendësinë, sjelljen e mënyrën e tij të të drejtuarit. Por ai duhet t’u thotë socialistëve të bazës, që presin ende nga qeveria e tij, e t’u shpjegojë nja dy dukuri në listën e fituesve, që e hartoi, duke pyetur vetëm Edi Ramën.
Cilat janë vlerat e Ornaldo Rakipit (numri 30 në listë) dhe si ka mundësi, që ai të marr 15.700 vota kundrejt Anila Denajt me 6428 vota, Olta Xhaçkës me 4795 vota, Ilva Ikonomit me 3739 vota dhe Etilda Gjonajt me 7254 vota, të katërta sipas tij ministresha të sukseshme?
Kujt i hyn në punë Rrahman Raja , që nuk ka folur asnjëherë për katër vjet si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, veçse ka një makinë që vlen 120.000 dollarë dhe ka marrë 7.759 vota kundrejt mjekes së suksesshme Najada Çomo, me vetëm 1575 vota? P.S. (Numri i votave eshte marre nga te dhenat e perkoheshme te KQZ-se)
Sigal