Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, Xhixho: Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve për shkak të keqqeverisjes

225
Sigal

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve, ka reaguar edhe Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Xhixho ka publikuar një video me statistika për emigracionin shqiptar, si dhe shkruan se Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve për shkak të keqqeverisjes , papunësisë, pasigurisë, padrejtësisë dhe mungesës së shpresës për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.

Postimi i plotë:

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Emigrantëve Shqipëria po vuan periudhën më të vështirë me emigrimin masiv të të rinjve për shkak të keqqeverisjes , papunësisë, pasigurisë, padrejtësisë dhe mungesës së shpresës për të ndërtuar të ardhmen në vendin tonë.

Jemi në vendin e parë për azilkërkues për vendet e BE dhe jemi pas Sirisë për numrin më të lartë të azil kërkuesve.

Ndërkohë Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë ka kryer një anketim me të rinj nga gjithë vendi ku shihet një rritje e papunësisë dhe pesimizmit të tyre për të ardhmen.

Shqipëria aktualisht ka mbi 23% të popullatës në moshat 15 – 29 vjeç, ose mbi 660 mijë të rinj, djem e vajza, dhe sipas sondazhit, pjesa më e madhe e tyre tani e mendojnë emigrimin si rrugën kryesore dhe të vetme për mbijetesën e tyre dhe të familjes.

Po ndaj me ju një video që sjell fakte të tjera të situatës në të cilën ndodhemi.