“Dil këtu, dil! Ç’burrëri ke?!”/ Noka e Vokshi ‘kapen’ me Gardën, Berisha në FB: Ja dhe Rama doli, po më ndjek. Struku, struku se…

29
Sigal

Sali Berisha vijon të jetë live në faqen e tij të Facebook-ut, për të transmetuar kështu seancën plenare, e cila edhe sot zhvillohet në kushte aspak normale. Ndërsa Garda ka rrethuar foltore, Berisha dëgjohet duke iu drejtuar këtyre të fundit që të mos i pengojnë, ose më mirë të vijnë dhe të ulen në vendin e Taulant Ballës.

Po ashtu edhe Noka dëgjohet duke iu drejtuar Gardës që të largohet dhe të moj ‘bëjnë si cuba’.

Pjesë nga fjala e tyre:

Noka- Ku është ky ministri i brendshëm? Se t’i përgjigjesh deri sa ta hash! Po të pyes çfarë duan këta?

Berisha- Mos i fol atij se ai është thjeshtë bodigard, dil këtu, çfarë burrërie ke?

Noka-Pse bën si cub?

Berisha-Dil këtu më mirë, se këta janë burra më të mirë, dil të vij njëri nga ata të ulet aty

Vokshi-Pse këto do t’ju mbrojnë? Po nuk mbroheni dot nga garda

Berisha- Ja del Edi Rama duke ndjekur FB tim, struku struku atje se s’të mbrojnë dot këta ty, se je i pari që ia mbath. Po e ndjek seancën nga dhoma tjetër.