“Suksese në jetë” ish-ministër  i PPP të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

11
Sigal

Abuzoi me fondet në Shëndetsi, Ilir Beqaj në pritje të prangave nga SPAK. Për tu “Sterilizuar”, Beqaj dorzon në SPAK kartelën mjekësore, me simptomën “Sinkopi”, që është humbje e pa kontrolluar dhe e shpeshtë e vetëdijes, paqartësisë për të vepruar, destabilitet mendimi, humbje të ndërgjegjes që çon në veprime të pa kontrolluara të vetes e vartësve. Për çudi apo për koincidencë, mjekët që i kanë lëshuar këtë epikrizë, kanë shënuar në kartelë, periudha dhe data prekjesh e trajtimesh nga “Sinkopi”, vetëm gjatë ditëve kur Ilir Beqja ka sajuar, hartuar, firmosur dhe finalizuar PPP-të në shëndetësi. Ja reagimi I VOA-s dhe Beqajt

SPAK nis hetimin për të gjithë pasurinë dhe pronat e ish- ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Veç hetimeve për korrupsion, “Pabarazi në tendera” dhe “Shpërdorim detyre”, prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur një hetim paralel, me qëllim gjurmimin e pasurisë së ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Një orientim të tillë për të shtrirë hetimin tek pasuria e Beqaj, SPAK-ut ia kishte dhënë prej muajit gusht 2023 dhe gjyqtari i posaçëm, Erion Bani. Ndërkohë, ish-ministri pritet të paraqitet mesditën e sotme në SPAK për t’u marrë në pyetje dhe njohur zyrtarisht me dy masat e sigurisë që SPAK ka vendosur ndaj tij. Hetimi pasuror ndaj Beqajt ka nisur për të kuptuar ndërhyrjet e tij në garë dhe favorizuar kompaninë “Sani Service”, e cila ka fituar tenderin me vlerë 100 mln euro dhe pronar Ilir Rrapaj. Deri në këtë fazë të hetimeve, një pjesë e pasurisë së Ilir Beqaj është zbardhur përmes burimeve të hapura të informacionit. Ndërsa SPAK, i nevojitet kohë për të hedhur dritë mbi pasuritë e mundshme të fshehura në emra të tjerë. Përmes dokumenteve zyrtare SPAK, ka provuar se Beqaj dhe familjarët e tij gëzojnë disa pasuri në Tiranë dhe jo vetëm, pasi ka indicie të forta përmes dëshmitarëve se Beqaj, ka apartament dhe në zonën e “Lungomares” në Vlorë. Sipas shkresave të siguruara, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe gruaja e tij, Adriana Beqaj, në datën 19 dhjetor 2016 janë bërë pronarë të një apartamenti me sipërfaqe 198.92 metra katror në Tiranë. Pasuria ndodhet në kryeqytet në rrugën “4 shkurti” dhe është blerë kundrejt një shume prej 142 mijë euro. Gjithashtu në të njëjtën datë 19 dhjetor 2016, Ilir Beqaj dhe gruaja e tij, në të njëjtin pallat ku blenë apartamentin, rezultojnë të kenë blerë dhe një garazh me sipërfaqe prej 20 metra katror. Po kështu në emër të Ilir Beqaj, rezulton i rregjistruar një apartament që ndodhet në rrugën “Pjetër Bogdani” me sipërfaqe 96 metra katrorë. Por këtij apartamenti në 13 shtator 2010 i është vendosur në kartelën e pasurisë, shënimi i rregjistrimit në favor të “Alpha Bank”. Pasuria dhe përfitimet e Beqaj karakterizohen mes ofiqeve të tij në administratën publike dhe biznesit të kompanisë “INTECH+”,e cila ka përfituar një pjesë të mirë të tortës në tenderat publikë. Edhe pse me fitim të konsiderueshëm, Ilir Beqaj, deklaron se në gusht 2013 ka shitur 51 për qind të kompanisë INTECH+ tek shoku i tij, Sokol Sinani, me vlerën financiare prej 183 milion lekë të vjetra. Të ardhura financiare dhe pasuri, Beqaj disponon biznese të tjera si një aktivitet tregtar konsulence në emër të gruas, Adriana Beqaj, dhe firmave të tjera si “Albania Ionian Coast Olive Oil”, “Proinvest Al” të menaxhuara nga bashkëshortja, Adriana Beqaj. Kompania “Albania Ionian Coast Olive Oil” është hapur në Sarandë në vitin 2019 mes Renata Sinanit dhe Adriana Beqaj, e cila ka si objekt mbjelljen dhe kultivimin e pemëve të ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit me qëllim eksportimi.

Ish-ministri shpreson “pastërti” nga sterilizimi, Beqaj: Në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj reagoi pasi Prokuroria e Posaçme me urdhër të gjykatës e vuri nën akuzë për “shpërdorim detyre” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Përmes një reagimi ai tha se nuk do e ankimoj vendimin dhe se beson fort se emri i tij do pastrohet nga akuzat. “Menjëherë pas kthimit tim nga një udhëtim pune jashtë vendit, jam kontaktuar nga oficerë të SPAK/BKH, të cilët kërkuan paraqitjen time në mjediset e tyre, për të më komunikuar dhe dorëzuar një kopje të vendimit të datës 16.11.2023, të gjyqtarit të posaçëm, z. Erjon Bani, dhënë në bazë të kërkesës së bërë nga vetë organi i Prokurorisë, nëpërmjet të cilit ishte vendosur që për nevoja të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, që lidhet me çështjen e quajtur te sterilizimit, ndaj meje të merrej masa e sigurimit “detyrim për paraqitje në Policinë Gjyqësore” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Edhe pse kam rezerva serioze lidhur me disa aspekte të vendimit në fjalë dhe avokatët e mi, në identifikim të një sërë shkeljeve procedurale dhe materiale që në këtë fazë të procesit më kanë sugjeruar ankimimin e këtij vendimi, unë kam vendosur të mos e ankimoj këtë vendim dhe t’i nënshtrohem me vullnet të plotë kërkesave dhe garancive që ky proces hetimor kërkon për zhvillimin e tij normal dhe të rregullt. Disponibiliteti im karshi zbardhjes sa më parë të së vërtetës së kësaj çështje shkon përtej kufizimeve të lirive të mia vetjake dhe madje përtej një afati normal kohor, tashmë disa vjeçar. Përpos kësaj, për të garantuar integritetin e procesit hetimor dhe për të shmangur çdo keqinterpretim të mundshëm të ndikimit tim si zyrtar në këtë proces, kam vlerësuar gjithashtu që të ndërpres angazhimin tim aktual si drejtues i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës. Unë shpresoj që kjo çështje të zgjidhet shpejt dhe në mënyrë të plotë, duke vënë drejtësinë dhe të vërtetën mbi çdo paragjykim dhe sulm politik. Besoj fort që ajo çka kemi arritur me sterilizimin ka qenë një domosdoshmëri dhe më e mira e mundshme që ne mund të bënim në realizimin e një objektivi të tillë ambicioz si kujdesi per shendetin e shqiptareve. Besoj fort që në fund të këtij procesi emri im do të pastrohet përfundimisht nga çdo akuzë e pabazuar” – tha ai.

“Suksese në jetë ish-ministër”! Abuzuesi i fondeve të shëndetësisë Ilir Beqaj në pritje të prangave nga SPAK
Afera e sterilizimit/ Prokuroria e Posaçme i cakton masë sigurie ish-ministrit Ilir Beqaj, i bllokohet pasaporta.

 

Edhe nëse SPAK do ta quajë të vërtetë mashtrimin me “sëmundjen” që është sajuar e shënuar te kartela e mjekësore e Ilir Beqjas, nuk mund ta lënë pa e proceduar penalisht, sepse ka urdhëruar gjykata që ai të merret i pandehur…

Sipas kronologjisë së ekzaminimit e trajtimeve të pasqyruara në kartelën mjekësore, konstatohet se simptoma “Sinkopi”, Ilir Beqaj i ka filluar 1 vit pas emërimit Ministër Shëndetësie, gjë të cilën nuk e paska vënë re askush në qeveri, gjatë fushatave elektorale e nëpër ahengje.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Gjithashtu ish-zyrtarit të lartë SPAK i ka bllokuar pasaportën, sepse akuzohet për shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim, lidhur me koncesionin e sterilizimit. “Caktimin ndaj personit nën hetim I.B. me detyrë ish-Ministër i Shëndetësisë, të masës së sigurimit “Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga nenet 234 dhe 233 të K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e SPAK. Koncesioni i sterilizimit është kontrata më e shtrenjtë e partneritetit publik privat e qeverisë ‘Rama’ në sektorin e shëndetësisë, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 76 milionë euro deri në fund të vitit 2022. Pasi hetoi për 3 vjet, Prokuroria e Posaçme, SPAK, kërkoi në gjykatë arrestimin e ish-zv/ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj dhe masa më të buta sigurie për gjashtë anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit. Rrjepaj dhe biznesmeni Rrapaj janë në burg për koncesionin e sterilizimit, po e njëjta çështje për të cilën akuzohet dhe Beqaj. Emri i Ilir Beqajt mungonte në kërkesën e SPAK, por pasi shqyrtoi provat, gjyqtari Erion Bani i Gjykatës së Posaçme çmoi se shkeljet e akteve ligjore dhe nënligjore ngrihen në nivelin e përgjegjësisë penale për ish-ministrin e Shëndetësisë. Pak kohë më parë, Beqaj është emëruar në kupolën drejtuese të përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ndër provat kundër ish-ministrit Beqaj renditen disa. Në shkurt të vitit 2014, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj mori një kërkesë nga drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu – sot ministre e Arsimit, për të vënë në punë një qendër moderne sterilizimi, që flinte prej vitesh në spitalin e ri të urgjencës, por kërkesa mbeti pa përgjigje. Kapaciteti i qendrës së sterilizimit mbulonte rreth 60 mijë ndërhyrje kirurgjikale në vit nga 50 mijë që raportoheshin se ishin kryer në vitin 2013, por nuk ishte vënë në punë për shkak se nevojitej trajnimi i stafit mbështetës. Por edhe pse u vu në dijeni për investimin e kryer, ministri Beqaj i hapi dritën jeshile vazhdimit me procedurat e koncesionit. Sipas një auditi të mëvonshëm të Kontrollit të Lartë të Shtetit, qendra publike e sterilizimit parashikohej të funksiononte me 96 milionë lekë në vit ose gati 5 herë më pak nga vlera prej 558 milionë lekësh që kompania koncesionare faturoi në vitin 2016 për të njëjtin shërbim. Sipas Gjykatës së Posaçme, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, pasi e kishte marrë paraprakisht vendimin për dhënien e shërbimit me koncesion. Sipas dosjes, Beqaj ishte në dijeni të marrëdhënies së ngushtë miqësore mes zëvendësit të tij dhe Rrapajt si dhe të përfshirjes së këtij të fundit në përgatitjen e studimit të fizibilitetit, që i hapi më pas rrugën fitores së tij. Nga sekuestrimi i postës elektronike të Rrjepajt, hetuesit veçojnë dy emaile të dërguara nga Ilir Rrapaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit. “I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,”- i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rrjepaj. Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat. Gjithashtu brenda një jave në qershor 2014, Rrapaj dhe ortaku i tij Italian kanë ardhur në Tiranë dhe janë kthyer në Itali, ndërsa dy krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, Beqaj dhe Rrjepaj kanë udhëtuar gjithashtu drejt Italisë. Më 15 qershor 2014, Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj janë kthyer së bashku në Tiranë nga Roma me të njëjtën linjë avioni. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu komunikime dhe udhëtime të përbashkëta të ministrit Beqaj me përfituesit pas dhënies së koncesionit, që sipas gjyqtarit Bani duhej të përbënin indicie për hetime të mëtejshme në drejtim të veprës penale të korrupsionit. Më 25 shtator 2016, ish-ministri Beqaj dhe administratori i kompanisë koncesionare, Admir Daca kanë udhëtuar me të njëjtin avion të “Austrian Airlines” drejt Vienës, ndërsa më 23 maj 2017, Beqaj dhe Rrjepaj janë kthyer në Shqipëri nga Roma me të njëjtin avion me Ilir Rrapajn dhe Umbro Staçini. Udhëtimi i fundit në dosje është identifikuar më 13 mars 2018, kur Beqaj, Rrjepaj, Rrapaj dhe Staçini kthehen me të njëjtën makinë nga dogana e Morinit mes Shqipërisë dhe Kosovës.

 


Masa e SPAK për Beqaj, media amerikane: Korrupsioni, “thembra e Akilit” e qeverisë Rama

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar me urdhër të SPAK për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Rrjeti amerikan ABC Neës dhe Associated Press shkruajnë se ish-ministri i shëndetësisë i Shqipërisë, i cili po hetohet për korrupsion të dyshuar, duhet të raportojë në polici dhe i është ndaluar largimi nga vendi. Abc Neës shkruan në artikullin e saj se Prokurorët e Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendit thanë se Ilir Beqaj duhet të paraqitet në prokurori çdo të premte dhe nuk mund të përdorë pasaportën ose kartën e identitetit për t’u larguar nga vendi. Agjencia speciale e prokurorisë u krijua në vitin 2019 për të trajtuar korrupsionin dhe rastet e tjera të krimit, që përfshijnë zyrtarë të lartë. Beqaj, 55 vjeç, dha dorëheqjen e tij si kreu i një agjencie qeveritare që koordinon ndihmën ndërkombëtare. Ai ka qenë ministër i Shëndetësisë nga viti 2013-2017 si pjesë e Partisë Socialiste qeverisëse të kryeministrit Edi Rama. Beqaj akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në tenderin e një projekti qeveritar për sterilizimin e artikujve mjekësorë. Ai i ka mohuar akuzat por ka thënë se do të respektojë urdhrin e prokurorëve. Ai dha dorëheqjen edhe nga posti qeveritar. ‘Lufta kundër korrupsionit ka qenë thembra e Akilit e Shqipërisë postkomuniste, duke ndikuar fuqishëm në zhvillimin demokratik, ekonomik dhe social të vendit. Institucionet e reja gjyqësore kanë nisur disa hetime ndaj ish-zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion. Një ish-ministër kreu dënimin me burg’, thekson media amerikane. Të tjerë ish-ministra dhe kryebashkiakë gjithashtu janë arrestuar ose janë nën hetim me akuza për korrupsion,- thekson artikulli.

Ilir Beqaj dorëzon në SPAK kartelë mjekësore me simptomën “Sinkopi”

Epikriza e shënuar në kartelën mjekësore, e paraqet Ilir Beqaj me simptomën “Sinkopi”, që është humbje e pa kontrolluar dhe e shpeshtë e vetëdijes, paqartësisë për të vepruar, destabilitet mendimi, humbje të ndërgjegjes e bllokim të koshiencës, që çon në veprime të pa kontrolluara të vetes e vartësve.

Për çudi apo për koincidencë, mjekët që i kanë lëshuar këtë epikrizë, kanë shënuar në kartelë, periudha dhe data prekjesh e trajtimesh nga “Sinkopi”, vetëm gjatë ditëve kur Ilir Beqaj ka sajuar, hartuar, firmosur dhe finalizuar PPP-të në shëndetësi.

Edhe nëse prokurorët e dosjes, Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe shefi i SPAK, Altin Dumani, do ta quajnë të vërtetë mashtrimin me “sëmundjen”, që është sajuar e shënuar te kartela mjekësore e Ilir Beqaj, nuk mund ta lënë pa e proceduar penalisht, sepse ka urdhëruar gjykata që ai të merret i pandehur… Sipas një informacioni konfidencial nga burime brenda SPAK-ut, ish-ministri Ilir Beqaj, këtë javë ka bërë tentativën e dytë, për t’i shpëtuar procedimit penal dhe prangave për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore. Nëpërmjet shërbimit postar, Ilir Beqaj ka dorëzuar në SPAK një kartelë mjekësore, të shoqëruar me epikrizë dhe me kërkesën për të mos e marrë të pandehur, por këtë gjë e ka vendosur gjyqtari Erjon Bani, kur konstatoi se SPAK e kishte lënë jashtë hetimit në shkelje të ligjit. Epikriza e shënuar në kartelën mjekësore, e paraqet Ilir Beqaj me simptomën “Sinkopi”, që është humbje e pakontrolluar dhe e shpeshtë e vetëdijes, paqartësisë për të vepruar, destabilitet mendimi, humbje të ndërgjegjes e bllokim të koshiencës, që çon në veprime të pakontrolluara të vetes e vartësve. Sipas kronologjisë së ekzaminimit e trajtimeve të pasqyruara në kartelën mjekësore, konstatohet se simptoma “Sinkopi”, Ilir Beqaj i ka filluar 1 vit pas emërimit ministër Shëndetësie, gjë të cilën nuk e paska vënë re askush në qeveri, gjatë fushatave elektorale e nëpër ahengje. Për çudi apo për koincidencë, mjekët që i kanë lëshuar këtë epikrizë, kanë shënuar në kartelë, periudha dhe data prekjesh e trajtimesh nga “Sinkopi”, vetëm gjatë ditëve kur Ilir Beqaj ka sajuar, hartuar, firmosur dhe finalizuar PPP-të në shëndetësi. Pra, si kriminelët, që për të shpëtuar nga burgosja, paraqesin kartela me epikriza false si të çmendur e pa koshiencë kur kanë kryer krimet; kështu po vepron dhe Ilir Beqaj për të shpëtuar nga procedimi penal e burgu, duke paraqitur kartelë mjekësore, sikur gjatë periudhës që ka bërë PPP-të, ka qenë i prekur nga mungesa e vetëdijes, paqartësia për të vepruar, destabiliteti mendor, humbja e ndërgjegjes dhe bllokimi i koshiencës me pasojë mungesë kontrolli veprimesh. Mjafton kjo, për të kuptuar se Ilir Beqaj, ish-ministri i korrupsionit 1.5 miliardë Euro tenderë dhe 480 milionë Euro koncesione në shëndetësi, nuk arriti ta mbyllte dot dosjen me çekun “1 milion” që u dha prokurorëve, të cilët e lanë jashtë procedimit penal, ndërsa tani po tenton të shpëtojë me mashtrime epikrizash mjekësore. Edhe nëse prokurorët e dosjes, Edvin Kondili e Ened Nakuçi dhe shefi i SPAK, Altin Dumani, do ta quajnë të vërtetë mashtrimin me “sëmundjen” që është sajuar e shënuar te kartela mjekësore e Ilir Beqaj, nuk mund ta lënë pa e proceduar penalisht, sepse ka urdhëruar gjykata që ai të merret i pandehur./Pamfleti

Zëri i Amerikës: Ilir Beqaj ka toleruar vlerësimet e fryra të komisionit për kostot e materialeve të sterilizimit.

Hetuesit dyshojnë se zoti Beqaj ka toleruar vlerësimet e komisionit për kostot e materialeve, të cilat më vonë kanë rezultuar të fryra,- kështu shkruan ndër të tjera “Zëri i Amerikës” për rastin Beqaj. Sipas kësaj media, gjykata theksoi në vendim se personi nën hetim Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dha dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Emërimi i tij në këtë agjenci nuk u prit mirë nga diplomatët perëndimorë në vend, madje ata kanë bërë edhe veprime publike për të shprehur pakënaqësinë e tyre teksa ishin në konferenca pranë tij.