Dibër: PD bllokon makinën me materiale zgjedhore, brenda gjenden edhe shuma parash

48
Sigal

Një incident me ngarkesë të rëndë politike ka ndodhur gjatë orëve të darkës në zonën e Maqellarës, Dibër, vetëm pak orë para përfundimit të fushatës zgjedhore.

Deputeti i opozitës Xhemal Gjunkshi ka ndaluar një automjet të dyshuar, i cili – sipas informacioneve paraprake – dyshohet se po transportonte materiale zgjedhore dhe para për blerje votash në favor të Partisë Socialiste.

Në një lidhje live me SYRI TV, Gjunkshi sqaroi se ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Maqellarës, ku automjeti në fjalë është ndalur nga deputeti Gjunkshi dhe përfaqësues të opozitës, të cilët kanë kërkuar verifikimin e menjëhershëm të përmbajtjes së mjetit.