Detajet nga përplasja në PD: Në tarracë deputetët me sanduiç e shkopinj. Poshtë përplasje, lëndë plasëse e sprai lotsjellës

363
Sigal

Tentativat për të hyrë në Partinë Demokratike të shtunën, 8 janar hasën në reagim me mjete të forta, spraj lotsjellës, shkumë fikëse zjarri por dhe me mjete shpërthyese. Kësaj panorame i shtohen dhe deputetët që kundruan nisjen e protestës duke konsumuar ushqim, por dhe duke mbajtur shkopinj në dorë. Konfliktit iu shtua dhe forcat e rendit që hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës.

Përplasja në Partinë Demokratike u duk si një kronikë e paralajmëruar. Mbështetësit e Bashës mbërritën para orës 11:00 në seli. Madje nisjen e grumbullimit Agron Gjekmarkaj dhe Grida Duma duket se e panë nga tarraca e selisë duke konsumuar ushqim.

Edhe më tej duken të qetë kur regjistrohen duke pirë edhe cigare, ndoshta në momentet e fundit para nisjes së protestës.

Kjo banderolë e vendosur tregon edhe ironinë, kthimin e PD në një arenë “Big Brother.” Berisha e gjeti derën kryesore të selisë të hapur, ndërsa protesta vijoi në orën 12:00 për thyerjen dhe të hyrjeve të tjera. Ata që tentuan të thyenin dyert u përballën me shkumë zjarrfikëse. Ndërsa hyrja anësore u shemb me mjete të forta.