Dështimet e negociatave, Biberaj: Edi Rama palaço, sekti i Rilindjes, turpi më i madh i kombit

245
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, deklaron se Edi Rama është kryeministri më anti-europian që ka pasur Shqipëria pas viteve ‘90-të!

Duke marrë shkas nga dështimi i radhës i qeverisë shqiptare për nisjen e procesit të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, Biberaj shprehet se në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës dhe sektit të “rilindjes” vetëm dështime totale pa asnjë hap përpara drejt integrimit evropian janë shënuar!

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, ish-Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës shprehet se kjo është “turp e faqja e zezë”, pasi në sajë të Edi Ramës dhe bandës së tij në qeveri dhe parlament po na e kalon për integrimin europian edhe mikja e Edit, Serbia, edhe Mali i Zi, Bosnja dhe “Republika Serbska”!

Reagimi i Biberajt

Të dashur miq,

Tashmë është fare e qartë se Edi Rama dhe banda e tij qeverisëse e rilindjes, vazhdon ta lërë Shqipërinë jashtë dhe shumë larg dyerve të Europës. Shënohet edhe një dështim tjetër, i radhës ky, për Edi Ramën dhe qeverinë e tij okulte, dështim që na kushton shumë si komb dhe shoqëri. E filluam të parët në Ballkan ëndrrën e integrimit europian dhe jemi katandisur të fundit në Ballkan, ku në sajë të Edi Ramës dhe grupit të tij kriminal në qeveri dhe parlament, po na e kalon për integrimin edhe mikja e Edit, Serbia, edhe Mali i Zi, mbetet të na e kalojë tani edhe Bosnja dhe “Republika Serbska”. Turp e faqja e zezë për këtë palaço kryeministër dhe palaço qeveri që kemi, dhe turp edhe më i madh për ne si komb dhe shoqëri që e durojmë prej 8 vitesh këtë pushtet kriminal, anti-popullor, anti-kombëtar dhe anti-europian. Duhej jo thjesht t’i kishim rrëzuar horrat e rilindjes nga pushteti i pa merituar, por duhej t’i kishim hedhur në det që të shpëtonim një herë e mirë nga fara e keqe e trashëgimisë komuniste, e bijve dhe bijave, nipërve dhe mbesave, e krijesave perverse dhe hemafrodite të bllokut komunist, që kanë 80 vite që po e marrin në qafë këtë popull të shumë vuajtur, por shumë fisnik! 25 Prilli plebishitar po vjen, shpëtimi po vjen!