Deputeti i PD, Xhaferraj: S’kam firmosur për përjashtimin e 4 deputetëve, loja e Alibeaj maskaradë që dëmton opozitën

118
Sigal

Enkelejd Alibeaj i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit në Partinë Demokratike, duke përjashtuar 4 deputetë të tjerë. Zyrtarët e lartë në selinë blu kanë komentuar vendimin e falsifikuar të Kryesisë së shkarkuar të PD, për të përjashtuar nga grupi parlamentar, 4 deputetë të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Argon Shehaj dhe Tritan Shehun.

Për këtë lëvizje, Alibeaj duket se nuk ka pasur as mbështetjen e grupit të deputetëve që janë rreshtuar krah tij, pasi i pari që i ka dalë kundër duke e cilësuar vendimin maskaradë është Ferdinand Xhaferraj.

Përfaqësuesi i Durrësit në Kuvend, në një deklaratë për mediat nga Kryesia “THA se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij.

“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit qeveritar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit. Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Edhe pse qenë fillim të karrierë s’kemi pasur vendime të vështira”, -tha ai.

Për më tepër Xhaferraj nënvizoi se të katër deputetët e përjashtuar janë opozitarë të denjë që e përfaqësojnë si duhet elektoratin që i ka votuar.

“Të gjitha këto janë situata hipotetike. Lidhur me firmëtarët unë them se do të firmos çdo kërkesë që ka si qëllim fuqizimin e opozitës. Ne jemi përballë regjimit. Unë e theksoj se çdo iniciative, që fuqizon opozitën do të ketë mbështetjen. Përjashtimi i katër deputetëve është një maskaradë”,- shtoi ai.

I pyetur nëse do kërkojë shkarkimin e kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj pas këtij vendimi të marrë, ku përfshihet edhe kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Xhaferaj tha se do të firmosë çdo kërkesë që ka për qëllim forcimin e opozitës.

“Janë situata hipotetike. Do firmos çdo kërkesë që ka si qëllim forcimin e opozitës. Nëse kam menduar dhe vijoj të mendoj se Berisha bashkon shumë mirë një pjesë të demokratëve ka vështirësi të bashkojë gjithë demokratët dhe e ka akoma më të vështirë të bashkojë elektoratin gri, kjo është ndarja që unë kam me Berishën. Kam firmosur e do firmos çdo iniciatëve që forcon opozitën,”-shtoi ai.