Deputeti hungarez në çadrën e opozitës: Korrupsioni i ndërkombëtarëve, e keqja më e madhe

555
Në çadrën e opozitës foli sot një deputet hungarez, kryetar i komisionit për çështjet e jashtme në parlamentin e Hungarisë, dhe anëtar i partisë së kryeministrit Victor Orban.

Zsolt Nemeth tha se lufta e opozitës shqiptare sot është edhe me korrupsionin e ndërkombëtarëve, duke u bërë jehonë deklaratave të mëparshme të Bashës, i cili ka akuzuar disa ndërkombëtarë se janë bërë palë me Edi Ramën dhe se janë paguar me paratë e drogës. 

“Miq, nuk jeni të vetëm! Dua t’ju uroj për qëndresën tuaj, sfidën tuaj 76-ditore. Kjo vërteton që Shqipëria ka arritur në një agim! Goodmorning Albania! Ne kemi luftuar me Skënderbeun, heroin tuaj shqiptar në Hungari; ne luftuam edhe komunizmin me ish-kryeministrin tuaj Sali Berisha. Beteja jonë nuk ka qenë e lehtë, por fitorja ka qenë e jashtëzakonshme. Jam i sigurt që e dini se çfarë është më e keqja në komunizëm, lufta juaj sot është me postkomunizmin, dhe internacionalizmi, korrupsioni i ndërkombëtarëve është e keqja më e madhe e postkomunizmit. S’duam të shohim në Evropë një narko-shtet. Do ju mbështesim në luftën tuaj për zgjedhje të liria dhe të ndershme. Do ta arrini atë këtë betejë se e ardhmja juaj është e përbashkët me BE, ne kemi një të ardhme të përbashkët me Evropën”, deklaroi ai. 
Sigal