Deputetët socialist fundosin ministrat e koncesioneve

Dorëheqja e kryeministrit Johnson por sidomos protesta e varfërisë, korrupsionit dhe çmimeve të larta që rrëzuan me revoltën popullore pushtetin në Sri Lanka kanë detyruar mazhorancën në Kuvend që të kërkojë nga KLSH-ja hetimin e PPP-të, pasi baza po i braktis socialistët. Vetë KLSH ka treguar disa herë për batërdinë që është bërë me koncesionet. Prokuroria ka disa vite që mbanë dosjet në sirtar, por ende nuk kemi rezultat.

Në harkun kohor të dy viteve të fundit, Rama ka në burg dy prej ministrave të kabinetit të tij, shumat marramendëse, që shpenzohen për charterin, me të cilin përcjell nëpër “shtëpi” homologët e tij. Skandalet me publikimin e pagave, targave dhe të listave të patronazhistëve.

 Kryeministri britanik Boris Johnson dha dorëheqjen pasi anëtarët e qeverisë së tij u kthyen kundër dhe i kërkuan të tërhiqej pas një sërë skandalesh. Është një ndryshim mahnitës për një politikan që ka dominuar politikën që nga fushata për të tërhequr Britaninë e Madhe nga Bashkimi Evropian dhe e lë Partinë Konservatore në pushtet me një zgjedhje të vështirë – kush duhet ta zëvendësojë atë?Johnson vendosi të japë dorëheqjen pasi ministrat e lartë të kabinetit, duke përfshirë shefin e Thesarit Rishi Sunak, dhe një listë e gjatë zyrtarësh të rinj dhanë dorëheqjen, duke e bërë të vështirë, pse jo edhe të pamundur drejtimin e qeverisë. Ai u përpoq të mbahej për një kohë, por ndërsa largimet u rritën, u vetëkuptua se ai duhej të largohej.

Sigal

Për çfarë kanë të bëjnë trazirat në qeverinë e Boris Johnson?

Kryeministria e Johnson është tronditur nga skandale muajt e fundit, pasi zyrtarët e qeverisë u zbuluan se kishin mbajtur disa festa në selinë e tij në Doëning Street, ndërsa pjesa tjetër e vendit ishte nën bllokime të rrepta për Covid-19. Ai i kërkoi falje Pallatit Buckingham pasi stafi organizoi festa natën para funeralit të Princit Philip. E plot dëma të tjera…

Të gjitha shkeljet dhe skandalet që janë: ato që kryeministrit britanik i kanë kushtuar postin, pas, as gati 3 viteve në detyrë. Ndërkohë që si paralelizim, homologu i tij në Shqipëri, Edi Rama duket se nuk e ka ndërmend që të lëvizë nga posti që ka. Përdor gjithmonë të njëjtin pretendim se e ka zgjedhur populli, ndërkohë, që i njëjti proces ka ndodhur edhe me Johnson.

Nuk është se në Britaninë e Madhe ka një proces ndryshe përzgjedhjeje. Për të vazhduar krahasimin, do të marrim në “analizë” skandalet që kanë tronditur qeverinë “Rama2&3”, por që duket se një largim është larg.

Në harkun kohor të dy viteve të fundit, Rama ka në burg dy prej ministrave të kabinetit të tij të parë, atë të Mjedisit dhe atë të Brendshëm. Njëri akuzohet se ka përvetësuar para, tjetri se ka trafikuar drogë. Pas hekurave të burgut ka përfunduar edhe një deputet i zgjedhur me votat e socialistëve, i cili paguan për zgjedhjet e bëra në kohën kur mbante poste publike, ndërsa djali i një tjetër përfaqësuesi të popullit është sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke u shpallur dhe “non grata”. Ndërkohë që Rama, edhe pse çdo ditë sulmon në mënyra të ndryshme Sali Berishën, ka zgjedhur që deputetin ta mbajë në gjirin e socialistëve, me pretendimin se s’ka asnjë lidhje me të atin.

Përveç skandaleve politike, nuk harrohet edhe skena e përplasjes dhe shoqërimit, që iu bë në Gjermani për shkak të sherrit me ekuipazhin e avionit. Për të mos folur më pas për shumat marramendëse që shpenzohen për të vënë në punë charterin, me të cilin përcjell nëpër “shtëpi” edhe homologët e tij. Megjithatë nuk kanë mbaruar këtu! Nuk janë më të pakëta skandalet me publikimin e pagave, targave dhe të listave të patronazhistëve. Madje këta të fundit i ka kthyer në një “brand” të Partisë Socialiste, ndërkohë që shkelen hapur të drejtat e njeriut. Të gjitha këto ndodhin para syve të kabinetit, e sigurisht edhe më bashkëpunimin e tyre. Por mesa duket ndërgjegjia politike (ose dhe aftësia për të kuptuar vendin dhe detyrën në jetën shoqërore) nuk ekziston në selinë mavi. Duket se kanë zgjedhur që të ndjekin deri në fund kultin e individit, edhe pse nuk e pranojnë. Dy janë mundësitë; ose nuk e kuptojnë se ç’ndodh vërdallë dhe në botë; ose janë bashkëpunëtorë. S’dihet kush është më keq se tjetra…

 

Fakti që dhe vetë Kuvendi, por veçanërisht mazhoranca kërkon që të hetohen PPP-të, tregon se ato janë kthyer në shqetësim dhe për socialistët. KLSH ka treguar disa herë për batërdinë që është bërë me koncesionet. Prokuroria ka disa vite që heton, por ende nuk kemi rezultat.

 

Në seancën e së enjtes, u miratua një projektrezolutë e Kuvendit për KLSH. Deputetët e kanë përshëndetur punën e arritur deri më tani nga kryetari Arben Shehu, por i kanë lënë një sërë detyrash. Ajo që bie në sy është se kërkohet një audit i thelluar për të gjitha koncensionet në vend. Marrëdhëniet mes ministrave dhe deputetëve socialistë, pothuajse gjatë 9 viteve qeverisje kanë qenë gjithmonë të ftohta. Kur deputetët ankoheshin te kryeministri Rama se ministrat nuk ju hapnin as telefonat. Sherret për punësimet kanë qenë të përhershme. Por deputetët ju kanë dhënë një shuplakë ministrave dhe ish-ministrave sa i takon koncensioneve.

PPP-të po lulëzojnë në qeverinë e Ramës, ndonëse prokuroria zbulon vetëm shkelje. Afera me inceneratorët ka shkundur mazhorancën. Pritet që e njëjta gjë të ndodhë edhe me koncesionet në shëndetësi. Por në kulmin e hetimeve të prokurorisë, deputetët socialistë kërkojnë që të angazhohet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Në seancën e së enjtes, u miratua një projektrezolutë e Kuvendit për KLSH. Deputetët e kanë përshëndetur punën e arritur deri më tani nga kryetari Arben Shehu, por i kanë lënë një sërë detyrash. Ajo që bie në sy është se kërkohet një audit i thelluar për të gjitha koncensionet në vend.

“Kuvendi kërkon që KLSH për vitin 2022, të vazhdojë punën në këto drejtime: Të nxisë mbikëqyrjen publike dhe të rrisë cilësinë, transparencën dhe parandalimin e korrupsionit në ofertat publike, koncesionet dhe partneritetet publik-privat (PPP), nëpërmjet zhvillimit të auditimeve më cilësore si dhe dhënien e rekomandimeve me vlerë të shtuar në mirë menaxhimin e kontratave të PPP-ve, duke përmirësuar dhe kuadrin ligjor të realizimit të tenderave publike përkatës dhe të lidhjes dhe zbatimit të kontratave koncesionare”,- thuhet në rekomandim.

Një tjetër rekomandim nga Kuvendi është që KLSH të bashkëpunojë në mënyrë të vazhdueshme me faktorët kyç vendimmarrës në luftën kundër korrupsionit dhe vënies përpara përgjegjësisë të nëpunësve të lartë të Shtetit, abuzues me interesin publik.

Fakti që dhe vetë Kuvendi, por veçanërisht mazhoranca kërkon që të hetohen PPP-të, tregon se ato janë kthyer në shqetësim dhe për socialistët. KLSH ka treguar disa herë për batërdinë që është bërë me koncesionet në shëndetësi. Prokuroria ka disa vite që heton, por ende nuk kemi rezultat. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me tenderat. KLSH ka paditur me qindra zyrtarë, por nëse fund ata ja hedhin paq.

Të paprekshëm vijojnë të jenë edhe ministrat. I vetmi që e pësoi është Lefter Koka, por kemi shumë të tjerë që kanë firmosur për koncensionet. Si duket kjo situatë ka bindur dhe vetë socialistët që të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve audituese.