Tërmetet/ PD anulon ceremonitë për 28 Nëntorin

455
Sigal

Nisur nga situata e rëndë e ardhur nga rënia e tërmeteve, Partia Demokratike ka vendosur që të anulojë të gjitha ceremonitë që do të bëheshin nesër, 28 nëntor.

Burimet thanë se aktivitetet nuk do të zhvillohen.

‘Në vijim të njoftimit të bërë për Kalendarin e Aktiviteteve dhe Axhendën e ceremonive përkujtimore të Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit më 28 Nëntor, ju njoftoj sa më poshtë:

Për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti, vijimit të gjendjes së fatkeqësisë dhe operacioneve të kërkim-shpëtimit, si dhe për shkak se nesër zhvillohen ceremonitë mortore për disa prej viktimave të tragjedisë, në nderim të tyre dhe për të respektuar dhimbjen e familjarëve të viktimave, Partia Demokratike ka vendosur të anulojë homazhet e planifikuara për nesër në orën 9.00 dhe çdo ceremoni përkujtimore të planifikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe Çlirimit.

Nderimi më i madh për patriotët e shpalljes së pavarësisë dhe çlirimit të Shqipërisë, është që në këto momente të vështira për kombin shqiptar, t’u gjendemi afër banorëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti’, thanë burime nga PD.