Deputetët e rinj që marrin mandatin në shtator, KQZ: Nga 22 deri në 79-vjeç. Moshën më të re mesatare e ka LSI

148
Sigal

Në shtator kur nis edhe sesionin Kuvendi i ri me mandatin e tretë të Edi Ramës si kryeministër, do të jenë të ulur edhe deputetët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sëfundmi ka publikuar një tabelë ku paraqiten të dhënat që tregojnë moshën mesatare të deputetëve të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Në Kuvendin e ri deputetja më e re në moshë është nga radhët e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, ndërsa ajo më e vjetër në moshë është nga radhët e Partisë Socialiste, Luljeta Bozo.

128 deputetë janë nën moshën 60-vjeç dhe 12 të tjerë nga mosha 61-79 vjeç. Sa i përket partive moshën më të re mesatare e ka LSI-ja, e ndjekur nga PS-ja, pastaj vjen PD-ja dhe PSD-ja.