Denoncimi: Ja emrat  e zyrtarëve të korruptuar

645
Sigal

 Kryebashkiakja  dhe drejtoresha e “rilindjes” marrin ryshfet për të të futur në punë!

 Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të forte, i cili tregon se sa duhet të paguash tek zyrtarët dhe drejtorët e “rilindjes” për të fituar një pozicion pune në shtet. Në mesazhin dërguar ish-kreut të qeverisë, një mësues nga Roskoveci denoncon kryebashkiaken Majlinda Bufi dhe Drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore, Brikena Cjapi, se marrin ryshfet për të të emëruar në punë. Ja postimi i plotë i Berishës:  “Narkokryetarja  Bufi dhe drejtoresha e Arsimit akuzohen për ryshfete! Lexoni denoncimin e mwsueses digjitale. “-Jam një mësuese nga Roskoveci. Dua të ndaj me ju një padrejtësi që po e vuaj në kurriz. Kam konkuruar për drejtoreshë shkolle në një nga shkollat e qytetit të Roskovecit dhe nuk kam fituar, pasi Majlinda Bufi, nëpërmjet sekseres së saj Brikena Cjapi, që e ka vendosur drejtuese të Zyrës Vendore të Arsimit në Roskovec, më ka kërkuar lekë. Unë si mësuese me përvojë 20 –vjeçare në arsim nuk u shpalla fituese, pasi nuk kam para të paguaj 5 mijë euro, që Majlinda Bufi të bëj pushime në Antalya. Brikena Cjapi e Majlinda Bufit jo vetëm mua, por edhe drejtoreshës së shkollës në fshatin Vidhishte i merr çdo vit lek, në mënyrë që ajo të mbajw postin e drejtoreshës, sepse ka ngelur për herë të dytë në provimin e shkencores. Brikena me urdhër të Majlindës kërkon 5 mijw euro për t’u bërë drejtoreshw shkolle dhe 3 mijë euro për t’u punësuar si mësuese. Majlinda e ka vendosur me dorën e saj Brikenën edhe si Drejtoreshw në Gjimnazin “ Adem Vrapi”, ku po merr hapur  rryshfet nga nxënësit. Unë do t’ju nis si provë denoncimet që kanë bërë gjimnazistët  të ndryshëm të Roskovecit që kanë paguar para Brikenës për të marrë provimet, apo për të kaluar vitin.

 Denoncimi 1

“ Aman, o mësuese, ajo nuk e meriton mwsuese,  jo Drejtuese, por e mban Majlinda Bufi atë, por të ngrihen të gjithë gjimnazistët të hapin gojën, ajo qërohet nga arsimi”- shkruan një nxënës.

Denoncimi 2

“ Mësuese unë kam dhënë 20 mijw lekw të reja për tre provime tek Brikena. Të gjithëve na kërkonte, se ndryshe, o na ngelte, o të na perjashtonte”.

Denoncimi 3

“Presore, të lutem mos më nxirr, por ajo nuk e meriton të jetë atje, sepse për të kaluar vitin më mori 100 mijw lekw”.

Denoncimi 4

“ Mësuese pyesni Astritin e byrekut se te dyqani tij bëhen pazaret. Nuk llogariten lekët kur merresh diploma e gjimnazit. Brikena ka marr 6 mijë euro për një diplomë gjimnazi”.

Denoncimi 5

O mësuese , Brikena ka bërë korrupsion te gjimnazi, babi për mua ka dhënë 200 mijw lekw që kalova vitin”.

Denoncimi 6 nga një Mësuese

“ Përshëndetje shoqe! Vajta (tek Brikena) dhe më tha me kismet se do çoj mësuesit që kanë mbetë pa orë, por ti vepro siç veprove vjet. Lekët i mori e pa vendim e përsëri po më kërkon”.