Denoncimi i Albana Vokshit:Stafet mjekësore nuk kanë masa mbrojtëse, asnjë familjar i të infektuarit në Mirditë nuk ka bërë testin

327
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar se bluzat e bardha në Shqipëri po preken nga COVID-19, pasi ata nuk janë të pajisura me masa mbrojtëse. Vokshi shprehet se edhe një nëpunës i spitalit të Miditës u infektua, pasi qeveria nuk ka marrë asnjë masë. Ajo thekson se propaganda e qeverisë nuk i mbron mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës nga virusi.  Vokshi denoncon më tej se deri më tani asnjë familjari të personit infektuar, nuk i është bërë testi.

Reagimi i plotë:

1. Një tjetër person në stafin e spitalit të Mirditës është prekur nga COVID -9. Arësyeja? Asnjë masë mbrojtëse për ta.

Pse nuk shpërndahen veshjet, maskat, dorezat që erdhën nga Turqia e u propganduan me të madhe nga Ministrja? Ato nuk duhen vetëm për shown e Kryeministrit e të ministreve në Rinas. Propaganda nuk i mbron mjekët, infermierët, stafin mbështetës.

2. Më e keqja është se deri më tani asnjë test nuk është bërë për familjarët apo kontaktet që ka pasur personi i prekur, ndërkohë që javën e fundit ka pasur probleme shëndeti e ka bërë vizita me mjekë të tjerë në spital.

Ndërkohë që qytetarëve po ju hiqen vec me urdhër të “liderit” të drejta themelore e po binden të izoluar në shtëpitë e tyre, Qeveria duket se nuk po bën detyrat e saj:

– Për të mbrojtur stafin mjekësor, duke shpërndarë në mënyrë urgjente mjetet mbrojtëse për të gjithë personelin e spitaleve dhe qendrave shëndetësore (mjekësor dhe mbështetës);
– Për të kryer testet e nevojshme çdo familjari, kontakti të të prekurve, të ndjekë rastin në mënyrë qe ta izolojë e ta trajtojë. Ministria e Shëndetësisë të lërë propagandën e t’i përvishet punës me seriozitet. Koha nuk pret sa të mbarojne shfaqjet në ERTV. Shëndeti dhe jeta e cdo mjeku dhe cdo qytetari është e shtrenjtë! #MbroStafinMjekësor #MbroQytetarët #MbroJetën

Një ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se qeveria ndihmën për bizneset dhe qytetarët që mbeten pa punë do e fillojë nga 1 prilli.

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!