Denaj flet për projeksionet: Sa të papunë do shkaktojë COVID-19

293
Sigal

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj foli për projeksionet në lidhje me numrin e të papunëve që do ketë si pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID 19. Ajo tha se masat e marra janë pikërisht që ky numër të jetë më i ulët se sa parashikohet.

“Projeksionet flasin për numër të lartë por me masat që po nxjerrim, nëse përdoret garancia fianciare, nëse po ndahet paga e luftës, nëse bizneset ridimensionojnë marrëdhënët me punën, numri i të papunëve do të jetë më i vogël nga ajo që përllogaritim. Sot që flasim nuk ka largime nga puna, ne po flasim për stimuj që të mos arrijmë tek largimet”,- tha Denaj.

Por a ndërhyn qeveria në rast se një punëtor pushohet nga puna?

Ministrja Denaj sqaroi se: “Janë palët që flasin, ne nuk futemi në këtë marrëdhënie. Ne adresojmë me fondin e papunësisë çdo person që është i papunë, pra që është gjysma e pagës minimale”,- shtoi ajo.