Punonjësit e restoranteve, bonusi i lindjes, kempi/ Rama sqaron si do paguhen

83

Kryeministri Edi Rama tha se jemi akoma herët për të filluar jetën normale.

Rama ka shpjeguar disa nga çështjet që kanë interes te popullsia.

Ndër të tjera tha se nuk përjashtohet nga bonuset askush që është me leje lindje, bonuset e lindjes nuk ndërpriten.

Për personat që në këtë periudhë kufizimesh u mbaron afati dhe duhet të bëjnë procedurat për daljen në kemp, Rama tha se pagesa do vijojë pa u ndërprerë deri në normalizimin e situatës.

“Janë afate që nuk do respektohen jo se nuk duam ne por që kushtet janë të tilla që kanë vendosur të gjithë ne që të gjitha afatet e tejkaluara, s’do konsiderohen të shkelura, kur të normalizohet situata edhe ju do bëni procedurën për daljen në pension, do merrni kempin deri kur ju të keni mundësi të nisni procedurat që sot është e pamundur”.

Për të gjithë personat që kanë punuar në hotele e restorante, por që janë pa punë sepse ato janë mbyllur si rezultat i kësaj situate Rama tha se hyjnë në kategorinë e atyre “që do të paguhen nga ne, paketa e parë, biznes i vogël, me punonjës të regjistruar, nëse je i regjistruar në një biznes të bogël restorant do paguhesh, nëse je në një biznes të madh kjo i takon zgjerimit të paketës për të cilën do flas më tutje”.

“Kur të hapen baret domethënë që është koha për të festuar fundin e luftës”, theksoi Rama.