Dekonspiroi hetimet e policisë, prangoset ish-zv.drejtori i “OFL”-së

Ndonse kishte si mision zbulimin e pasurive, shitja e informacionit tek dy persona nën hetim nga autoritetet gjermane i kushtoi shumë mesa duket atij që dikur ishte ish-zëvendës drejtorit të Operacionit Forca e Ligjit. Në kohë kur ishte në këtë detyrë ende në vitin 2020 Artan Shkëmbi nisi përballjen me drejtësinë. Kjo pasi në mëyrë të papritur ish-drejtori i përgjthshëm i asaj kohe Ardi Veliu e pezulloi nga detyra, pas një informacioni të mbërritur nga autoritetet gjermane. Në këtë informacion sekret të huajt lajmëruan kupolën blu se një person i vënë në hetim nga Gjermania është njoftuar nga një zyrtar i lartë i policisë shqiptare. Sipas ekspertizës të kryer ka rezultuar se Artan Shkëmbi nëpërmjet një aplikacioni i ka dërguar një foto nga sistemi “Deep see” personin në hetim ku e informon mbi hetimin, që kanë nisur agjentët e huaj. Ky shtetas i identifikuar me inicale K.V ja ka dërguar me forward personit tjetër nën hetim A.P. Shkëmbi i ka dërguar K.V. më datë 10.04.2020 rreth orës 16:00, fotot e të dhënave të tij. Më pas, K.V.-së i janë dërguar edhe fotot e “shokut”, por nuk bëhet me dije se cili ka qenë mesazhi i dërguar krahas fotos. Prokuroria atë kohë tha se Artan Shkëmbi dyshohet se ka zbuluar akte sekrete, duke dekonspiruar hetimet që po zhvilloheshin në Gjermani ndaj disa shtetasve shqiptarë, me qëllim përfitimi. Çështja ndaj tij fillimisht i kaloi SPAK por që më pas dosjen e mori Prokuroria e Tiranës. Artan Shkëmbi tashmë pret përballjen në apelin e Tiranës kundër vendimit të shkallës së parë.

NOA