Deklaratat e Luan Ramës, Kryemadhi: Ka qenë një vendim i qartë, nuk kthehem pas, tregoi fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie

213
Sigal

E ftuar në një intervistë televizive Kryetarja e LSi, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratat e Zëvendëkryetarit të LSI, Luan Rama Ajo tha se vendimi është marrë nga strukturat e LSI si kryesia dhe Komiteti Drejtues dhe se nuk kthehej më pas. Djegia e mandateve sipas Kryemadhit tregoi fytyrën e vërtetë të qeverisë dhe zhbëri propagandën e saj.

Pjesë nga intervista: 

‘Shikoj që paska filluar dashuria e hershme e Luan Ramës me Ilir Metën, që kur kanë qenë në PS të dy bashkë. Unë aty kam qenë, por nuk kthehem pas. Ka një vendim shumë të qartë të kryesisë së LSI, të strukturave, Komitetit Drejtues, që është një vendim i pakthyeshëm për shkak të djegies së mandateve dhe i qëndrojmë asaj. Nëse ne nuk do të kishim bërë një vendim të tillë, që është një veprim radikal, që i kushtoi pak qetësisë së presidentit, mediave, sepse mediat u detyruan të ishin nën dhunën dhe blerjen e Bashkisë së Tiranës apo të departamentit të mediave të kryeministrit, i kushtoi pak biznesit shqiptar, sepse duhej të faleshin tek oligarkët dhe të paguanin haraçet tek zyrat e tatimeve të qeverisë. Por për hirë të së vërtetës, djegia e mandateve bëri një gjë që përshpejtoi me hapa shumë të shpejta dështoi atë figurë monstrueze që kishim në një figurë shumë të bukur. Mos të harrojmë që momenti kur opozita ka djegur mandatet Shqipëria kishte 5 kushte për hapjen e negociatave dhe tashmë ajo ka 15 kushte, ku një nga kushtet kryesore është krimi elektoral. Dua ta them këtë që ndoshta e ka bërë të vështirë djegia e mandateve dhe mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale, punën e opozitës, punën e biznesve, punën e një njeriu që fokusohet vetëm te imazhi i tij, nuk arrin të menagjojë krizën e tërmetit apo pandemisë dhe ndoshta kjo ka krijuar një lloj deziluzionimi tek njerëz që e shikojnë me qetësi politikën, por ajo që dua të theksoj është se djegia e mandateve ishte një vendimet më të mira për të krijuar një qetësi tek njerëzit dhe për të parë që opozita nuk ishte fasadë dhe palë e Edi Ramës dhe Rilindjes.

Ilva Tare: Ndjesa e Luana Ramës nuk ishte në emër të LSI…

Monika Kryemadhi: Unë nuk e kam dëgjuar dhe nuk kam komunikuar as sot me Luan Ramën, por ajo që e thatë më parë, më morën shumë gazetarë në mëngjes dhe më thanë ka ndodhur kjo, thashë se mu bëka qejfi që qenka rikthyer dashuria e Ilir Metës me Luan Ramën dhe qenka nga dashuria që kanë socialistët që kanë në qarkun e Vlorës për Luan Ramën dhe janë në një vrull të jashtëzakonshëm për ta mbështetur atë dhe ndoshta përjashtimi i Dritan Lelit ka krijur këtë situatë emocionale. Më mirë të flasin njerëzit se sa të mos flasin. Është shumë e rëndësishme që qytetarët të shkojnë të votojnë për atë që është më e rëndësishme për ta. Nuk është e rëndësishme për ta që 17 nga 19 mandatet e LSI-së të mos merrnin rrogën, por është shumë e rëndësishme për ta që ata të kuptojnë se opozita nuk ishte palë.
Ilva Tare: Monika Kryemadhi nuk është e penduar për djegien e mandateve?
Monika Kryemadhi: Nuk jam e penduar, pasi djegia e mandateve i dha shansin dhe mundësinë për ti treguar dhe opinionit publik që LSI nuk është ajo që u kanë ofruar mediat dhe partitë e tjera, është komplet ndryshe nga ajo ç’ka të tjerët kanë parë mediatikisht’.