Deklarata e fortë e Presidentit: Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar

476
Sigal

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”, Presidenti Ilir Meta ka bërë deklarata të forta për përplasjet me mazhorancën.

Kreu i shtetit u shpreh se qëndrimet e tij janë në mbrojtje të Kushtetutës dhe se ai është përgatitur për çdo zhvillim negativ nga ana e mazhorancës.

I pyetur për mundësinë e shkarkimit të tij nga PS, presidenti tha: “Jam përgatitur për të gjitha skenarët. Edhe me tanke po të vijnë në Presidencë do marrin përgjigjen me shembullore. Para se të më shkarkojnë ata do i shkarkoj unë me popullin shqiptar. Po e bej të qartë, jam gati për çdo skenar. Ata le të vazhdojnë, unë do tu jap përgjigje shembullore”.