Deklarata bombë e Trump/ Favoriti presidencial në SHBA përmend McGonigal si të impikuar në dosjen korruptive: Do hetohet thellësisht

18
Sigal

Kandidati republikan që deri tani ka rezultuar më i preferuari nga amerikanët për të qënë Presidenti i SHBA-ve sipas çdo sondazhi, që bëhet për zgjedhjet e këtij viti. Donald Trump gjatë fushatës së Primareve republikane ka folur për Charles McGonigal. Duke folur për disa akuza ndaj presidentit aktual Joe Biden, kandidati Donald Trump ka përmendur emrin e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal dhe kompanisë kineze ku ka punuar Dorian Duçka. Trump ka akuzuar familjen Biden për lidhje kriminale dhe ka theksuar se kur të vijë në pushtet do t’i hetojë edhe më tej lidhjet e kësaj familjeje me rusët. “Donald Trump është kërcënim për demokracinë shkruanin disa agjenci mediatike. Unë nuk jam kërcënim, unë do t’i jap fund kërcënimit të demokracisë… Joe Biden personalisht është paguar direkt nga paratë e kompanisë energjetike kineze që kontrollohet direkt nga Partia Komuniste e Kinës. Të gjitha ato para iu dhanë Universitetit të Pensilvania, isha atje… Pen i dha qindra milionë  dollarë dhe Biden është paguar me shumë para nga kinezët. Jam krenar që republikanët në Kongres po vijojnë të publikojnë krimet e familjes së Biden dhe unë do i jap atyre shumë vlerësim… Charles McGonigal, ju e njihni atë apo jo? Ai është akuzuar për lidhje me rusët, rusët me FBI. Charles McGonigal, e njoh mirë këtë emër. Ai është akuzuar dhe arrestuar, sepse ai mori para nga Rusia. Vetëm kjo gjë nuk mund të më ndodhë mua. Ai është i akuzuar për rusët, rusët, rusët dhe ne kemi për ta gjetur dhe për ta kthyer (hetuar) atë bir k*****, do ta kapim.” – tha Donald Trump