Degradon dhe behët qesharake fushata e PS në Berat

245
Sigal

Altin Kazazi – kushëriri i Gledion Rehovicës, i shkarkuar dhe i çuar në ndjekje penale nga Blendi Klosi, sot pranohet po nga Klosi duke u konsideruar si blerje e madhe e PS. Se çfarë lidhje ka Klosi me Beratin ,një zot e di. A thua se u shua Qarku i Beratit, që ka organizuar  kongrese dhe Konferencën e parë të Qeverisë Antifashiste që të ketë një deputet nga zona e tij dhe jo të udhëhiqet nga jabanxhi që e ka lënë qarkun pa rrugë, pa investime strategjike për punësim dhe në mëshirën e përmbytjeve. Nën dirigjimin e Klosit, djali i tezes së Gledion Rehovicës, me dy tre kushërinj, militantë të PS apo anëtar të degëve të Zvicrës dhe Italisë, hiqen si të mërzitur nga LSI, ndërkohë që ligji i dekriminalizimit i nxori me damkë të zezë.

Altin Kazazi – Djali i tezes së Gledion Rehovicës së bashku me anëtarë të fressh Berat, për më tepër hiqeshin  si drejtues të LSI. Cilit Klos t’i besojmë? Atij që e shkarkon Altin Kazazin, kushëririn e Gledjon Rehovices, dhe e çon për ndjekje penale, apo atij që e prezanton si model të rilindjes. Edhe vetë Glediani, ish-deputeti i LSI, është kallëzuar nga Drejtoria e Dekriminalizimit dhe është shkarkuar nga KQZ, pas propozimit të Prokurorisë së Përgjithshme për vjedhje dyqanesh në 27 shkurt 1999 në Itali dhe falsifikim të emrit të tij nga Gledion Rehovica në Kusta Mina…  Me sa duket vjedhësit e dyqaneve ose xhepistët e lokaleve bashkohen kollaj me hajdutët e kotecëve të pulave të cilët do të hetohen shumë shpejt nga SPAK për falsifikim me liçencat e HEC-ve, minierat, noterët, perfaqësimin e dhomave të avokatisë në gjyqet ndërkombëtare e shumë e shumë të tjera.