Dëgjesa me Metën për negociatat me Greqinë, deputeti i PD: Zgjidhja më e mirë, në Gjykatën e Hagës

500
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar takimin me Presidentin Meta paraditen e sotme në lidhje me çështjen e negociatave me Greqinë. Para mediave, ai tha se opozita është pro një marrëveshje të drejtë me vendin fqinj, por në mënyrë që të mos ketë problematika, Shehu ka shprehur edhe njëherë qëndrimin se do të ishte më mirë që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën e Hagës.
“Ishte një takim mjaft i mirë me Presidentin, i cili na sqaroi për hapat e tij dhe qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë dhe kolegët e mi shprehen mbështetjen për zbatimin e Kushtetutës, si linja që duhet ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Ne gjithashtu shprehëm shqetësimet tona. Në këtë proces mungon transparenca, nuk dihet metodika, apo edhe problematika të tjerë.
Shprehëm qëndrimin tonë që zgjidhja racionale e kësaj çështje, arritja e një marrëveshje të drejtë për të gjithë palët dhe stabilitetin, evitimi i çdo keqkuptimi, çdo mungese transparence, apo elementesh të tjerë, është çuarja e kësaj çështje në dakordësi me Greqinë Gjykatën Ndërkombëtare të Dritësisë në Hagë, për të pritur verdiktin e pranueshëm për ne. Presidenti në asnjë bisedë nuk përjashton mundësinë e kalimit të kësaj çështje në Gjykatën e Hagës”, u shpreh deputeti Tritan Shehu.
Sigal