Debate për sigurinë në shkolla, Dr. Zhupa: Seancë dëgjimore me Hoxhën e Manastirliun

81
Sigal

Thirrja e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu në seancë dëgjimore për sigurinë në shkolla,  nxiti debate mes opozitës dhe maxhorancës në komisionin e edukimit. Kryetarja e KOmisonit, Ina Zhupa kërkoi që ministrat të japin llogari  për paketën e asave që ka premtuar qeveria ndërsa socialistët refuzuan praninë e tyre në seancë me argumentin se koha nuk ëhstë premtuese. Pas më shumë se 1 orë debatesh dhe këmbëngulje për thirrjen në dëgjesë të tyre, deputetët socialist braktisën mbledhjen

Mungesa e sigurisë në shkolla shkaktoi debate në komsionin e Edukimit. Kryetarja e Komisonit Ina Zhupa kërkoi seancë dëggjomere me ministrin e Brendshëm Ervin Hocha  dhe ministren e arsimit Ogerta Manastirliu për tër cështjen e sigurisë në shkolla, pas dëgjesave që sipas tyre kanë kryer më prinderi dhe paketën e masave që ka premtur se do të merrte qeveria

Socialistët refuzuan  thirrjen e ministrave në  seancë dëtgjomore kekruan që diskutimet për sigurinë në shkolla të bëheshnin vetëm me anëtaret e komisionit të edukimit, duke u justifikuar se koha nuk është premtuese, por Zhupa këmbënguli që ato të jenë të pranishëm në seancë duke theksuar se janë të gatshëm ti presi  deri në  fund të shkurtit

Kjo zgjdhje duket se irritoi depoutetët e maxhorëncës të cilët u larguan nga komisomni pa marrënjë vendimarrje për këtë cështje, duke shmangur trans[arencën dhe lloagaridhënin e ministrave përgjegjës për sigurinë në shkolla.

Diskutimi për sigurnë në shkolla bëhet  pas ngjarjes tragjike të vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani në afersi të shkollës, e cila ende nuk është zbardhur, dhe nuk është mbajtur asnjë përgjegjësi në nivel ministrie e qeverie.