Covid-19 i merr jetën shkrimtarit dhe gazetarit të njohur/ Presidenti Meta: I pathyeshëm nga burgjet e internimet, frymëzoi me kurajën e tij

96

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të humbjes së jetës të gazetarit dhe shkrimtarit të njohur kilian Luis Sepulveda, për shkak të koronavirusit.

Meta shkruan se Covid-19 fatkeqësisht “theu” edhe shkrimtarin që frymëzoi popullin e tij në mbrojtje të demokracisë e kundër diktaturës të Pinocetit.

Postimi i Ilir Metës:

Beteja me COVID-19 fatkeqësisht ”theu” edhe shkrimtarin, publicistin dhe gazetarin e njohur kilian Luis Sepúlveda.

I pathyeshëm nga diktatura, burgjet dhe internimet e grushtit të shtetit kundër demokracisë nga diktatori Pinoçet, ky shkrimtar dhe publicist kurajoz frymëzoi popullin e tij me qëndresën heroike dhe kurajon intelektuale për rivendosjen e demokracisë.

Autor i shumë veprave të njohura si “Historia e një pulëbardhe dhe e maçokut që e mësoi të fluturonte”, “Bota në fund të botës” apo “Trëndafilat e Atacama”, Luis Sepúlveda do të mbahet mend edhe për thënien e tij: “Krimi më i madh është harresa e krimeve të Diktaturës”.