Covid-19 i merr jetën aktorit Radoja, kreu i PD-së: Humbje e madhe për artin, la pas një trashëgimi

196
Sigal

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për humbjen e aktorit të madh si pasojë e prekjes nga Covid-19. Basha thotë se Radoja la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike.

”Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të artistit të madh Guljelm Radoja. Largimi nga jeta i artistit të madh shqiptar është humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare. Guljelm Radoja e humbi betejën e parë të jetës së tij, por la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme njerëzore dhe artistike, ishte një frymëzim për qindra të rinj e qytetarë që donin dhe duan lirinë, të drejtën e dinjitetin. Ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e tij, miqtë dhe të afërmit. Guljelm Radoja do të mbetet përjetë mes nesh. U prehtë në paqe”.