Çollaku: Edi Rama injoron interesat kombëtare, kthim mbrapa në KiE për Kosovën

479
Mazhoranca ka treguar edhe në Këshillin e Europës papergjegjshmëri në perfaqesimin e interesave kombetare.
Dje Këshilli i Europës ka kaluar një rezolute e cila rikthen disa prej standardeve të para-pavarësisë së Kosovës, i jep UNMIK kompetenca shtesë në marrdhëniet me organizmat si INTERPOL dhe EUROPOL.
Por miratimi i draft-Rezolutës në komitetin politik të këshillit të Europës ka kaluar pa praninë e të vetmes përfaqesuese të Shqipërisë në këtë komitet zonjës Vlentina Leskaj.
Amendamentet e Serbisë mund të ishin rrëzuar nëse zëvendës-Presidentja e Asamblesë Parlamentare të KiE të kishte pergjegjësinë e pjesmarrjes në komitetin politik, aq më tepër që perfaqesuesi i Shqipërisë është edhe më i domosdoshëm në mungesë të përfaqësimit të Kosoves.
Në këto kushte, duhej të kishte një reagim të shpejtë të diplomacisë dhe një kordinim me Prishtinën zyrtare.
Leskaj mesa duket ka qënë e zënë me tenderat dhe koncesionet e djemve të saj dhe nuk ka pasur kohë të ishte në komitetin politik.
Ashtu si e gjithë qeveria këto kohë është në gare kush vjedh me shume dhe as që i behet vonë se çfarë po ndodh në raport me politikën e jashtme dhe as të brendshme të Shqipërisë dhe aq me pak të Kosoves.
Pas Uneskos, ky është dështimi i dytë i paprecedent i diplomacisë nën drejtimin e Edi Ramës.
Interesat e Kosovës dhe të Kombit nuk janë prioritet per qeverine e korruptuar dhe të babëzitur të Edi Ramës.
Sigal