Çmimi i ujit, shoqëria civile protestë para Bashkisë

410
Para se të niste mbledhja e Këshillit Bashkiak, përfaqësues të shoqërisë civile u grumbulluan për të protestuar kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm. Të pranishëm në këtë protestë ishin edhe shumë qytetarë një pjesë e të cilëve mbante në duar bidonë për të treguar mungesën e theksuar të ujit në këtë stinë të nxehtë vere. Gjatë fjalës së tyre, ata kërkuan kthimin e projektvendimit për rishqyrtim pasi një vendimmarrje e tillë cenon rëndë buxhetin e familjeve. Protestës iu bashkuan edhe këshilltarët e djathtë, të cilët e bojkotuan mbledhjen e djeshme. Mbledhja u bojkotua edhe nga këshilltarët e LSI, por tre prej tyre ishin të pranishëm dhe morën pjesë në votim. Ndërkohë shoqëria civile është shprehur se do t’i vazhdojë protestat.
Sigal