Av. Entela Osmani Kolaj: Me zemër dhe shpirt te Çadra e Lirisë

555
Ne ikëm, sepse askush nuk mund të na
mbrontemë. Shteti kishte rënë, aty nuk ka shtet. Ne ikëm, por pas kemi lënë
zemrën. Atje është shtëpia jonë. Atje është puna, edukimi, arsimimi ynë
E ndërsa greva sot është në ditën e saj të 9- të pengu që nuk jam atje më gërryen shpirtin. Është e para protestë prej 20 vitesh që nuk jam prezent. Jam me sy e veshë atje te çadra e Lirisë. Orë pas ore studentë, gjimnazistë, gazetarë, artistë, qytetarë të shumtë i bashkohen kauzës. Dje në ditën e tetë Kryetari Partisë Demokratike në takimin e radhës bëri një pyetje: – Përse ikin shqiptarët? E nëse do të mundja të merrja mikrofonin do të rreshtoja arsyet e mia e të familjes sime. Nuk ndryshojnë nga ato të miqve të mi demokratë që enden rrugëve të botës. Ikëm për t’i shpëtuar hakmarrjes politike nga Mafia Pushtet, dhunës policore, frikës. Ikëm duke lënë pas vitet tona të punës, karrierën tonë profesionale. Ikëm dhe përgjegjësit kryesorë janë politikanët, të cilët përpiqen ta ç’dramatizojnë situatën në sytë e botës, me një lehtësi shqetësuese. Politikanë pa përvojë, që zënë postet kyçe, abuzojnë me detyrën, vjedhin fondet publike, me të shkuar të lidhur me krimin, politikanë me 10 identitete që tallen me qytetarët gjatë fushatave elektorale, po e çojnë Shqipërinë drejt falimentimit. Ikëm duke thënë, ky vend nuk bëhet më dhe nuk ka më dritë në fund të tunelit. Ikëm, sepse pamë e provuam hakmarrjen, dhimbjen, arrogancën, dhunën, përçmimin. Ikëm, sepse këto tre vjet, Shqipëria është shndërruar me shpejtësi në një vend të pashpresë, ku gjithkush rreket të largohet e të kërkojë azil nëpër Evropë. Ikëm edhe për faktin se nuk ka më asnjë shpresë se prej këtij parlamenti mund të dalë ndonjë gjë e mirë për ne. Ikëm se Shqipëria jonë është shndërruar në magazinë gjigante hashashi dhe droge, se këtu nuk ka asnjë shpresë se mund të bëhet drejtësi. Se këtu mund të kalbesh në burg për një faturë të energjisë, nëse je njeri i thjeshtë. Ikëm, sepse çdo natë mediet raportonin njerëz që i jepnin fund jetës së tyre. Ikëm, sepse nëse merr pjesë në protestën e PD, policia të vë spiun nga pas. Ikëm, sepse çdo natë e gjen veten në rajon, se nuk ke kartë identiteti. Policia të dhunon me orë të tëra në komisariat dhe, më pas të kërkon falje se ka ngatërruar person. Ikëm, pasi nuk kishte mbetur më vend të ankoheshe. Dhe nëse e provoje te qytetari digjital e pësoje keq (ne e provuam). Ikëm, pasi pamë vjedhjet e votës në Dibër, se këtu nuk bëhen zgjedhje, por votime. Se këtu votat blihen ose vidhen me të njëjtën lehtësi. Ikëm, sepse kuptuam që halli më i madh i kryeministrit Rama nuk është as lulëzimi i krimit, as zgjedhjet, as plantacionet e hashashit, as droga me avion, as çmimi stratosferik i naftës, as korrupsioni, as grabitjet e zyrtarëve të shtetit, as ekonomia e vendit, as xhepi i tyre, as shëndetësia që vetëm shëndet e mjekim nuk ofron, madje as ikja e dyndur e tyre, por halli i tij është mbajtja e postit sa më gjatë me të gjitha format pa kursyer edhe jetë njerëzish. Ne ikëm nga atdheu për arsye te frikës, për ne nuk kishte më nesër . Ikëm për shkak të rritjes së korrupsionit, vjedhjeve, krimit, vrasjeve, varfërisë. Asnjë politikan elitar nuk u dënua deri më sot për shpërdorim të posteve publike apo aferave korruptive, edhe pse deputetë dhe Ish- Kryeministri Sali Berisha kanë bërë publike disa dhjetëra. Por sot për çudi vërej se çdo politikan apo drejtor që qëndron mbi një post politik apo të administratës publike del në podium duke mbajtur konferenca për shtyp duke akuzuar qytetarët e thjeshtë si hajdutë të energjisë elektrike, hajdutë të shtetit që iu shmangen taksave e kështu me radhë. Por ajo që më habit më shumë është fakti, që akuzën dhe gjykimin ta bëjnë pikërisht këto persona që kanë vjedhur çdo gjë që i ka mbetur Shqipërisë. Ne ikëm, sepse askush nuk mund të na mbronte më. Shteti kishte rënë, aty nuk ka shtet. Ne ikëm, por pas kemi lënë zemrën. Atje është shtëpia jonë. Atje është puna, edukimi, arsimimi ynë. Atje u investuam, ushkolluam dhe zhvilluam karrierën tonë plot sukses. Dhe sot shoh që ka një shpresë, është pikërisht Partia Demokratike, është Çadra e Lirisë. Është lideri i saj, Lulzim Basha për garantimin e një procesi zgjedhor e votim të lirë. O do ketë zgjedhje të lira, o zgjedhje nuk do ketë! Ne do të kthejmë shpresën e besimin. Ngrihemi Bashkë për Zgjedhje Të Lira! 
Sigal