Çmimi i naftës 265 lekë litri/ Vasili: Kriminale! Maqedonia e Veriut e shet me 212 lekë litrin sepse nuk ka në qeveri, superbatakçinjtë e “Rilindjes”

146
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e konsideron kriminale rritjen e çmimit të naftës në vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vasili krahason çmimet në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas tij, në vendin tonë qeverisin batakçinjtë e Rilindjes, ndaj dhe çmimi i naftës është në këtë nivel mafioz.

Duke përdorur tone ironike, Vasili thotë se Maqedonia nuk prodhon naftë, nuk ka porte por edhe nuk ka në qeveri superbatakçinj si këta të Rilindjes.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

265 leke litri, vazhdon cmimi kriminal i naftes!!

Qeveria vendosi sot Çmimin e Naftes 265 leke litri.

Po sot ne Maqedoni eshte 212 leke litri(109.5 denare).

Ne Shqiperi eshte 523 leke (5230 leke te vjetra) me shtrenjte. Ne Shqiperi qeverisin batakçinjte e rilindjes ndaj cmimi eshte ne kete nivel mafioz.

Maqedonia nuk prodhon nafte, nuk ka porte por edhe nuk ka ne qeveri superbatakcinj si keta te rilindjes ne Tirane.

Ndaj Maqedonia ka nje nga gjashte cmimet me te lira te naftes ne Europe, ndersa Shqiperia e qeverisur nga rilindja nje nga tre me te lartat ne Europe.