Çlirimi Gjata: Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD

210
Sigal

Fill pasi Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berishën, drejt tij ka pasur një sërë kundërshtish të hapura. Një prej tyre është edhe Çlirim Gjata i cili ka thënë se nëse nuk shkohet në votim, në fund fare mund të mbesin fare pa PD.

“Berisha nuk dërgoi 5 mijë mbështetës dhe të nxjerrë Bashën nga zyra. Ai ndoqi një rrugë tjetër, atë të komunikimit me bazën e partisë dhe tha të shkojmë të forumet. Nuk ka kërkuar direkt shkarkimin e Bashës. Berisha ka kërkuar votimin e vendimit nëse do të rrijë apo jo në Grupin Parlamentar dhe nëse fitoj unë Basha s’ka më vend në PD”, është shprehur Gjata në ABC News.

Sipas Basha mund të rrijë në PD për ta sjellë në pushtet amerikanët, por s’ do të ketë më PD,

“Nuk jemi në gjykatë për të përcaktuar kryetarin me gërma dhe pika. Lulzim Basha mund të rrijë në krye të PD dhe Berisha të mos mund të bëjë asgjë. Bashës mund t’i thonë amerikanë do të të sjellim në pushtet, por ai s’ka me çfarë të vijë në pushtet se s’do të ketë mbetur më PD”, ka thënë më tej Gjata.