Çfarë s’u pa në Kuvend/ Rama me ‘Converse’, Bushati me dorë në zemër

733
Sigal

Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e së cilit do të diskutohej dekreti i Presidentit për prishjen e Teatrit Kombëtar, ashtu si prej nisjes së sesionit të ri parlamentar, ishte gjysmë bosh.

Me partitë opozitare që nga Vlora bënin thirrje për një front të përbashkët kundër qeverisë, anëtarët e kësaj të fundit ishin të vetmit që mbajtën fjalime në foltore.

Përveç akuzave ndaj opozitës, fotot e mëposhtme tregojnë momente pikante nga veprimet e deputetëve të PS.

Nga ajo që shihet në pamje, situata nuk duket dhe aq e qetë në tryezën e ministrave të qeverisë.

Në një foto kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shihen teksa diskutojnë ndërkohë që mes tyre qëndron e heshtur zv/kryeministrja Senida Mesi.

Në dy foto të tjera dhe mimika e fytyrës së ministrit të Ekonomisë e Financave, Arben Ahmetaj, që flet me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, tregon shqetësim. Më pas ai largohet me shkresat dhe filxhanin e e kafes në dorë për në karrigen e tij.

Debatit me kryeministrin Rama, nuk i kanë “shpëtuar” as ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, që qëndron duke i folur prapa karriges së tij, e as Damian Gjiknuri. Diskutimi më i nxehtë duket me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, pas të cilit kreu i qeverisë shihet duke u çuar dhe nga karrigia.

Po ashtu një tjetër moment pikant është kur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka duke mbajtur dorën në zemër

Aparatit fotografik nuk mund t’i shpëtonte as fustani i rozë i kryeprokurores së përgjithshme, Arta Marku, e cila binte në sy mes të tjerëve në Kuvend.

Për stilin e veshjes vëmendjen e ka tërhequr sërish kryeministri Edi Rama, që kostumin e tij e ka shoqëruar me një palë atletet “Converse” të bardha.