Thaçi i përgjigjet Haradinajt: Nëse do luftë nisja, por jo në studio televizive

508
Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se kërkesën për bashkëngjitjen e Luginës në Kosovë e ka bërë vet Lugina.

Ai thotë se po punon për të institucionalizuar këtë kërkesë, ndërkohë e ka ripërsëritur se nuk do e lejon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, as Republikën Srpska dhe se Ujmani dhe Trepça do mbesin të Kosovës sikurse janë.

Pas një takimi që kishte me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçin, presidenti i Kosovës tha se e mbështetshin Maqedoninë në referendum dhe se kjo nuk është ndërhyrje.Duke komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt që ka dhënë se kufijtë janë bërë më luftë, Thaçi tha se cilido mund t’ia nis luftën dhe se nuk e ka ndërmend t’i pengojë.Ia dërgoi një mesazh, i tha se lufta bëhet në istikame, jo në studio televizive.

“Ata që po flasin për luftëra, unë nuk jam t’u i pengu, kush të ka qejf le t’ia nis ku të donë, ka 430 kilometra janë kufiri me Serbinë udha e hajrit ju qoftë le të shkojnë, lufta nuk zhvillohet në studio televizive por në istikame”, tha ai.

Ai tha se Kuvendi po vonohet me nxjerrjen e një Rezolute që do të jepte një mbështetje të plotë të iniciativës për bashkëngjitjen e Luginës.

Sipas tij, nëse kjo ndodhë do të sjellë edhe më shumë paqe.Kur foli për Maqedoninë, tha se u japin mbështetje të plotë në referendum.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka thënë se mbështetja e Kosovë është shumë e rëndësishme për ta.