CEZ-i rrezikon Sigurinë dhe Pavarësinë e Shqipërisë

404
Sigal

CEZ-i, sikurse agresorët, lë popullin pa ujë

Ndodhi një aksident nga më kriminalët nga CEZ-i, i cili me arrogancën që e karakterizon ndaj shqiptarëve, ndërpreu për shumë orë energjinë elektrike në ujësjellësit e gjithë qarqeve të Shqipërisë, me pretekstin se nuk i janë paguar detyrimet. Pak kohë më parë, Kuvendi miratoi një ligj, me ku u merr bashkive dhe komunave nga  buxheti  gjithë shumë e lekëve që i kanë pa paguar CEZ-it, për të paguar CEZ-in. Pra, CEZ-i nuk ka asnjë argument që të justifikojë ndërprerjen e energjisë elektrike ujësjellësve, mirëpo këtë akt skandaloz e kriminal, duke lënë pa ujë për orë të tëra gjithë shqiptarët, CEZ-i e bën që të demonstrojë forcën e tij dhe për t’u treguar gjithë shqiptarëve se si mund t’i penalizojë kur të dojë gjithë shqiptarët, pa pyetur askënd. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës, që një kompani e shpërndarjes të energjisë elektrike të ndërpresë energjinë elektrike për orë të tëra gjithë vendit. As në kohë lufte nuk ka ndodhur kjo. CEZ-i, i la dje gjithë shqiptarët pa ujë! CEZ-i që ka 5 vjet që vjedh dhe abuzon ndaj gjithë shqiptarëve, dje i la edhe pa ujë!CEZ-i dje rrezikoi Sigurinë Kombëtare të Shqipërisë!Vetëm agresorët, pushtuesit mund të lënë gjithë popullin pa ujë, për ta dënuar! CEZ-i dje dënoi gjithë shqiptarët, duke u ndërprerë energjinë elektrike ujësjellësve.

2. Ujësjellësit paguajnë detyrimet, CEZ-i i dënon me kamata

Këtë muaj, ujësjellësi i Durrësit i pagoi CEZ-it 8 milionë dollarë. Por, nga ana tjetër, qeveria u ka marrë bashkive dhe komunave gjithë fondet për të paguar detyrimet që kanë ujësjellësit ndaj CEZ-it. Atëherë, CEZ-i nuk ka asnjë shkak, arsye, argument që të ndërpresë ujësjellësve energjinë elektrike.

3. Spekulimi i CEZ-it me kamatat, ndërkohë që CEZ-i nuk paguan asnjë detyrim të tij

CEZ-i, sikurse penalizon shqiptarët, duke i detyruar të paguajnë kamata për çdo ditë vonesë në pagimin e energjisë elektrike, deri në vlerën 100 %, ashtu edhe ujësjellësit i ka penalizuar, duke u mbingarkuar 100 % kamatë-pagesën për vonesën e pagimit. Këtë abuzim CEZ-i nuk e mbështet në asnjë akt ligjor, por më e keqja është se qeveria asnjëherë nuk ka ndërhyrë për të mbrojtur shqiptarët nga ky mashtrim dhe abuzim i CEZ-it. Ndërkohë që vetë CEZ-i nuk ka paguar 20 miliardë lekë që u detyrohet kompanive publike, pa përfshirë në këtë shumë vonesë-kamatën, sikurse CEZ-i u mban klientëve të vet.

4. Përse nuk japin dorëheqjen METE?

Pak ditë më parë, vetë ministri i METE-s dhe drejtues të lartë, deklaruan që në asnjë mënyrë nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në ujësjellësa, por edhe në zona të tëra. Dje, që ndodhi nga CEZ-i kjo ndërprerje, përse nuk japin dorëheqjen ministri i METE-s?

5. Qeveria tallet me shqiptarët, kur deklaron se do të arrestojë…punonjës të CEZ-it

Deri tani, policia e shtetit ishte bërë mbrojtjëse e CEZ-it, ndaj protestuesve, që ankoheshin ndaj abuzimeve dhe vjedhjeve të CEZ-it, ndërsa dje, qeveria tallen me popullin, duke deklaruar se do të arrestonte punonjës të CEZ-it, që ndërprisnin energjinë elektrike në ujësjellës. Përsr qeveria nuk arreston drejtuesit e lartë të CEZ-it, që urdhërojnë punëtorët e gjorë? Dje, kë drejtues të lartë të CEZ-it qeveria e çoi për kallzim penal, për shkelje të ligjit e kontratës, për ndërprerjen e energjisë elektrike në ujësjellës, dhe terrorizimin e popullsisë? Asnjë! Prandaj, themi, që qeveria tallet me shqiptarët dhe mbron mafien CEZ!