Kryeministri Rama vazhdon mbron koncesionet klientliste të Beqajt

419
Sigal

Problemet në shëndetësi kanë bërë që kryeministri Edi Rama të replikojë
virtualisht me disa nga ndjekësit e tij në Facebook. Debati ka nisur prej
videos së postuar nga Rama, për atë, që ai e quan shërbim shembullor publik, “pa asnjë qindarkë kosto shtesë për shtetin,
që jepet falas falë partneritetit shtet-privat, për qytetarët që kanë nevojë
për hemodializën”. Pas videos qytetarët i kujtojnë Ramës të shkojë e të
shohë nga afër e më sytë e tij, se çfarë ndodh dhe si shërbehen të
interesuarit. Sipas tyre, “me paratë që u
janë dhënë privatit, do ishte rregulluar shteti, pasi aktualisht po i blejnë
vetë edhe serumet”. Ka mes tyre që e lëvdojnë për sa është bërë, por të
tjerë i kujtojnë, se duhen lekë në dorë, ndryshe me mjekët nuk flitet. Po
publikojmë vetëm një debat mes kryeministrit Rama dhe një qytetari, i cili
denoncon faktin që koncesioni I Hemodializës dhe Chek-up, janë abuzim me taksat
e shqiptarëve.

Qytetari: Me aq lekë sa i keni dhënë privatit, do kishim rregullur
spitalet shtetërore, ku njerëzit po i blejnë serumet me lekët e tyre!

Rama: Kjo është absolutisht e pavërtetë! Ky shërbim jepet në
spitalet publike dhe privati ka bërë ME PARATE E VETA këtë investim shembullor.
Pra, shteti përfiton investimin (që nuk e ben dot vete, sepse nuk ka mundesi
financiare) dhe e jep këtë shërbim publik FALAS