Çështja “Xhisiela” si test për kufijtë e licencës amerikane të Edi Ramës për mbajtjen e pushtetit në aleancë me mafien

645
Sigal

Nga Kastriot Myftaraj

Sapo patë në emisionin “Opinion” të Fevziut teatrin juridik klasik të mafies me personazh kryesor vajzën me emrin Xhisiela. Drama e shndërruar në tragjikomedi, ka deri tani tre akte.
Akti i parë: Xhisela keqtrajtohet dhe terrorizohet nga pinjolli i mafies në pushtet.
Akti i dytë: Xhisiela merr guximin të denoncojë në Polici kriminelët të cilët e keqtrajtuan.
Akti i tretë: Pas presionit dhe terrorizimit të tmerrshëm mafioz-shtetëror, Xhisiela përulet shfaqet në emisionin e Fevziut, ku luan rolin sipas skenarit që i dhanë keqtrajtuesit e saj, duke thënë se e ka sajuar vetë këtë histori, dhe se thjesht ka gënjyer për të bërë shaka.
Sjellja e Xhisielës tregon se mafia dhe shteti patën sukses në përpjekjen për nënshtrimin e saj.
Xhisielës i kanë thënë se ajo nuk do të shkojë në burg pas deklaratës së saj të fundit, për të cilën edhe një fëmijë e di se shkohet në burg.
Kush ia ka dhënë këtë garanci Xhisielës?
Ajo mund t’ i besonte vetëm një njeriu për këtë dhe ky është Edi Rama.
Çështja “Xhisiela” tregon sesi po keqpërdoret licenca amerikane për Edi Ramën që ky të mbajë pushtetin në aleancë me mafien.
Tashmë Ambasada Amerikane nuk mund të heshtë sepse Xhisiela është produkt tragjik i saj.
Xhisiela është viktimë e formulës amerikane sipas së cilës mënyra më e mirë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri është që Edi Rama ta ruajë pushtetin në aleancë me mafian.
Mafia si faktor stabiliteti politik!
Ashtu si ndodhi më herët në Kolumbi, Panama, Siçili etj., një licencë e tillë amerikane u keqpërdor tej masës në të cilën amerikanët prisnin që të ndodhte.
Çështja “Xhisiela” është symptomë e kësaj.
Ambasada amerikane duhet të ndërhyjë dhe të marrë në mbrojtje Xhisielën dhe familjen e saj, dhe t’ i krijojë kësaj vajze sigurinë për të thënë të vërtetën.
Ambasada Amerikane duhet ta bëjë këtë gjë, sepse ky qëndrim do të ishte në logjikën e sjelljes historike të SHBA në Shqipëri, që nga koha e Presidentit Wilson.
Emisioni i Fevziut edhe njëherë shërbeu si makinë larëse e mafies./Kastriot Myftaraj