“Çështja Lleshi”, shpërthen Petrit Vasili: “Kryeministër antiligj, gënjeu sheshit”

513
Sigal

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shpërthyer ashpër ndaj kryeministrit Rama duke u shprehur se s’la gënjeshtër pa thënë për të emëruar çinovnikun e tij si ministër të brendshëm.

Më poshtë statusi i plotë i Vasilit:

Kryeministri antiligj bie poshtë, gënjeu sheshit për Lleshin(aj).

Ç’kryeministër gënjeshtar.
S’la gënjeshtër pa thënë për të emëruar çinovnikun e tij ministër të brendshëm.
Tani i pranon të gjitha.
Pranon që ka bërë propozim ministri antiligj.
Antiligji do të vendosë ligjin në Ministrinë e Brendshme?
Antiligji do luftojë bandat e krimit të organizuar dhe trafiqet?
Antiligji do ndezë radarët që i fiku për 5 vjet që të kalonte një det me drogë?
Antiligji do luftojë paranë e pisët që ngre kulla në mes të Tiranës?
Antiligji që ulet në qeveri do luftojë vetveten?
Kryeministri është ai përfaqësuesi i antiligjit qytetarët janë në rrezik.