CDU-CSU: Demonstratat, tipar dallues i demokracisë, dorëzimi i mandateve…

529
Sigal

CDU/CSU grupimi më i madh parlamentar në Gjermani, pjesë e Partive Popullore Evropiane, përmes një deklarate shprehet se protestat dhe demonstratat bëjnë pjesë tek të drejtat e njeriut dhe janë një tipar dallues i demokracisë, në rast se ato zhvillohen në mënyrën e duhur. Deklarata është bërë nga Zëdhënësi i Grupit Parlamentar, deputeti Florian Hahn, dhe është botuar në faqen zyrtare të këtij grupimi. “Shqipëria për momentin është duke luajtur shumë me kredibilitetin tek miqtë evropianë. Në rast se perspektiva për çeljen e negociatave për në BE në mesin e vitit të kaluar ishte ende rozë, tani po shfaqen re të zeza. Protestat e aktuale në Tiranë pengojnë qeverinë, si dhe paralizojnë funksionimin e parlamentit. Deputetët e partive tona partnere në Shqipëri i bëjnë një shërbim të keq qëllimit të tyre, nëse nëpërmjet dorëzimit masiv të mandateve do të shkaktojnë një stanjacion politik dhe do të nxisin protesta të dhunshme. Një qëndrim refuzues nuk i shërben as vendit, as qytetarëve. Prandaj, i bëj thirrje miqve tanë në Shqipëri për maturi. Qeveria dhe opozita duhet të fillojnë menjëherë diskutimet, në mënyrë që mbarëvajtja parlamentare të rikthehet në kushtet e rregullta. Perspektiva evropiane është në rrezik”, – thuhet në deklaratë.