Bylykbashi: Bashkitë socialiste po manipulojnë listat zgjedhore me urdhrin e Ramës

400
Sigal

Gjatë një deklaratë për mediat pas tryezës për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi i PD-së, u shpreh se opozita e bashkuar ka bërë propozimet e veta në këtë tryezë.

Bylykbashi u shpreh se një ndër to ishte rregullimi i përhershëm për financimin  partive politike në mënyrë që të mos ketë shmangie nga transparenca.

Bylykbashi: Opozita e bashkuar ka bërë një propozim që rregullon në mënyrë të përhershme financimin e partive. Transparenca të jetë e plotë dhe të mos ketë asnjë mundësi shmangie. Propozimi ynë që do t’i qëndrojnë është një qëndrim drastik. Ata që kanë marrë para nga taksat e shqiptarëve nuk mund të marrë para dhe kush financon subjektet politike nuk mund të marrë tendera nga shteti, për të shkëputur kapjen e zgjedhjeve dhe partitë politike nga oligarkët. Ne forcojmë mekanizmat e kontrollit e deklarimeve që bëjnë partitë politike, me reklamat që bëjnë dhe pastaj tallen duke bërë deklarime qesharake.

Gjithashtu, Bylykbashi u shpreh se bashkitë socialiste, me urdhrin e Ramës, po manipulojnë listat zgjedhore duke regjistruar votues fiktivë.

Bylykbashi: Listat zgjedhore po manipulohen nga bashkitë socialiste me urdhrin e Ramës, duke regjistruar votues fiktivë edhe nëpër lulishte, që të fitojnë kandidatët e PS-së. Sot kuptuam qartë se qeveria nuk ka asnjë mas që zgjedhësit të votojnë aty ku banojnë, as nuk ka pajisur qytetarët me mjete identifikimi.