Bushati takon homologun italian, Gentiloni: Mbështetje për integrimin e Shqipërisë në BE

432
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, po zhvillon një konferencë të përbashkët me homologun e tij italian, Paolo Gentiloni. Ky i fundit ka siguruar ministrin Bushati se Italia do të angazhohet për të nxitur mbështetjen sa më të fuqishme të përshpejtimit të anëtarësimit të vendin tonë në BE. Sipas ministrit Gentiloni, marrëdhëniet Itali-Shqipëri-Serbi janë të rëndësishme. “Jemi vende fqinje dhe mike. Bashkëpunim me karakter ekonomik mes vendeve. Italia do angazhohet për të nxitur mbështetjen sa më të fuqishme të përshpejtimit të anëtarësimit dhe të negociatave me Shqipërinë. Do ndihmojmë integrimin e Shqipërisë në BE. Marrëdhëniet Itali-Shqipëri-Serbi të rëndëishme. Po bashkëpunojmë për dekriminalizimin”, ka thënë ministri italian, Paolo Gentiloni. 
Sigal