Bushati takim me Visar Ymerin dhe Albin Kurtin

464
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati është takuar me zyrtarët kosovarë Visar Ymerin dhe Albin Kurtin. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë ministri i Jashtëm përmes një postimi në rrjetin social Facebook. Bushati bën me dije se takimi është zhvilluar në ambjetet e Ministrisë së Jashtme. “Një bashkëbisedim vëllazëror dhe kuptimplotë me Visar Ymerin dhe Albin Kurtin, sot në MPJ”, shkruan Bushati. Ministri nuk bën me dije se çfarë është folur në këtë takim, të cilin e ka cilësuar vëllazëror.
Sigal