Bushati: Qeveria nuk e lexoi “rozë” raportin e OSBE/ODIHR

474
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati e lexon ndryshe nga opozita raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 21 qershorit.
Ndërsa kryetari i i PD-së Lulzim Basha nga selia e PD-së e quajti “ zhbërje të standardeve zgjedhore nga dyshja Rama Meta” , gati 2 orë më vonë, në një konferencë për shtyp nga kryeministria, ministri Bushati deklaroi se raporti tregon “ dukshëm hapa pozitive” në procesin zgjedhor.
Kryediplomatin shqiptar “nuk e habit leximi ndryshe nga aktorë të ndryshëm politikë” por saktëson se as qeveria shqiptare nuk e ka lexuar “rozë” raportin.
Bushati u përgjigjet gazetarëve- ”Nuk do e ndaj konstatimin me ju që leximi i qeverisë shqiptare është rozë, përsa kohë qeveria në mënyrë të kthejllët njeh progresin që evidentohet në raport dhe është e gatshme për të përmirësuar dhe konsoliduar më tej procesin zgjedhor sa i takon pjesës që ka qeveria në një proces zgjedhor bazuar mbi rekomandimet specifike të raportit.
Ishte kërkesë e jona për të evidentuar rast pas rasti të gjithë ata që mund të konsiderohen mangësi.
Ju i referuat pjesës së raportit sa I takon akuzave të ndërsjellta për blerjen e votës dhe natyrisht raporti bën një fotografim të situatës dhe nuk mund të mos rri pa përmendur se gjatë gjithë fushatës ka pasur akuza nga të dy krahët politikë.
Qeveria është e hapur për të punuar me ODIHR për këtë drejtim. Ka marrë një letër ku ata dëshirojnë të vijnë në Tiranë për t’i kthyer në plan masash. Ne kemi angazhim për të bashkëpunuar me minorancën parlamentare dhe për të studiuar opsionet e zbatimit të rekomandimeve.
Sigal