Sigal

Nga Enkeled Alibeaj

Juve ju përdor Edi Rama për të vjedhur 200 milionë euro. Ju sot jeni duke konsumuar një vepër penale. Nuk kam thirrje për ndërgjegjen tuaj. Tashmë është e qartë, që këtu jemi, thjesht kukulla në dorë të Edi Ramës, të firmës “Fusha” dhe të Erjon Velisë, të cilët për vjedhjen që po bëjnë, po gjejnë alibi, që vjedhjen po e voton Ulsiu, Klotilda, Vasilika, Adnori dhe zotërinjtë e tjerë. Kjo është alibia që po kërkojnë ata. Po mirë: E keni frikë burgun ju apo jo? Kaq minimum inteligjence e keni apo jo, për të kuptuar, se kjo që po ndodh është fundi i institucioneve, fundi i një Republike? Janë 10 nene, të cilat në thelb kanë një regjisor, një skenarist dhe një aktor të vetëm, dhe një tufë dordolecësh që votojnë për shembjen e Teatrit dhe vjedhjen nga Edi Rama të, më së paku, 200 milionë eurove. Sot nuk ka prokurori, e kanë vjedhur këta. Nuk ka gjykatë Kushtetuese, se i vunë minat, nuk ka polici se merret me të tjera çështje, por provat e krimit janë këtu në tavolinë. Kur ky ligj shkelet, së paku në 7 dispozita, me 10 nene, kur bie ndesh me së paku 3 ligje të tjera, ky nuk është ligj, por një paçavure. E di fare mirë edhe Edi Rama këtë. Ka vetëm një gjë, përse ju ka sjellë këtu. Do t’ju bëjë bashkëpunëtorë në krim. Ju dinjitetin tuaj e keni lënë peng të atij. A ju la ndonjë dorë eurosh, ndonjë koncesion droge apo jo? A ju japin ndonje tender apo jo? Kjo është historia juaj, por kjo nuk mund të përdoret si alibi nesër për t’u shfaqësuar para ligjit dhe para burgut.