Bumçi: Degët e PD Tiranë arrijnë edhe 90% që kanë firmosur! Ja kur do mblidhet Kuvendi Kombëtar

1166
Sigal

Ish-deputeti i PD Aldo Bumçi ka sjellë sot për herë të parë shifra nga formualarët e firmosur në foltoret e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas Bumçit, shumica e degëve të PD në qytetin e Tiranës e kanë kaluar 60 % deri në 90 % dhe vetëm 3 prej 12 degëve kanë arritur 50 %.

Bumçi: Të marim qytetin e Tiranës i cili ka 12 degë, pra bashkia e vjetër e Tiranës, në 3 degë jemi në 50 % dhe në degët e tjera jemi nga 60 % deri në 90 %.

Janë shkresa të mbledhura. Janë rreth 1000 persona. Këto shkresa do dorëzohen zyrtarisht. Janë Kryetarë Seksioni, Grup Seksioni, kryerarët e këtyre degëve të cilët janë në detyrë.

Në Lezhë, Mark Marku le ti pyesi drejtuesit e qarkut, ku Lezha sot është rreth 50 %, ku të premten doktori ka foltoren, Kurbini 80 % dhe Mirdita ka kaluar 50 % dhe po shkon 60 %.

Këto janë informacione dhe shkresa të mbledhura. Basha me strukturat e tij në Tiranë e ka shumë të lehtë të verifikojë duke pyetur Kryetarët e Grup Seksionit, kryetarin e partisë. Kanë firmosur me numër karte, pozicion, me numër telefoni me të gjitha. Janë shkresa që do depozitohen kur të thërrasim Kuvendin. Si procedurë mund të vonojë 1 muaj për arsye proceduriale. Basha e ka informacionin dhe të dhënat se janë njerëz që ai i njeh dhe i merr në telefon. Shumë emisione për fotloren janë bërë në televizione dhe a bëhen këto emisione për 2 %?

Fevziu: Jo jo unë kam informacion por nuk e bëjmë dot publik.