Bujar Nishani në krah të Berishës, konfirmon pjesëmarrjen në tubimin e sotëm: Bashkohem me demokratët e vërtetë e të ndershëm

196
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani do t’i bashkohet tubimit të ish-kryeministrit Sali Berisha, që do të zhvillohet pasditen e sotme, në orën 18:00, në Tiranë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Nishani thekson se do të bashkohet “me demokratët e ndershëm e të vërtetë, për një PD të bashkuar”. Kujtojmë se ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar një tur në mbarë vendin, pas largimit nga Grupi Parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, me qëllim sipas tij, rikthimin e sovranitetit partisë më të madhe opozitare në vend.

Mesazhi i Bujar Nishanit:

Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !
Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !
Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !