Bujar Nishani: Duhet lëvizje popullore kundër Diktaturës

375
Sigal

Ish-Presidenti Bujar Nishani: Duhet lëvizje popullore për të frenuar situatën dramatike

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, foli dje nga Shkodra për krizën politike në vend, por dhe për konsensusin e gjetur mes palëve për Reformën Zgjedhore. Në një prononcim për mediat, ish-Presidenti tha se duhet një dialog i thellë politikë në të gjitha institucionet dhe për këtë gjë duhet të ketë garanci. Ish Presidenti Bujar Nishani: Duhet të rikthejmë dialogun politik në institucione por duhet rikthyer në format e garancisë. Kërkohet që lëvizja qytetare e vetmja zgjidhje që të frenojë shkarjen e situatës dramatike. Duhen vendosur disa ekuilibra midis të cilave të ngihen dhe mekanizmat për një dialog politik”, tha Nishani, duke thënë se zgjidhja janë protestat. Prej vitesh shqiptarët e kanë parë që mazhoranca aktuale s’ka respekt për shtetin. Kemi mbërritur në një pikë që s’kemi pse të shqetësohemi për raportet institucionale, por për modelin që është identifikuar prej 6 vitesh për dhunën mbi institucionet shtetin ligjor dhe të drejtat.