Rasti i diskutueshëm i shpalljes investitor stregjik i burrit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka u risoll në vëmendje këtë të Enjte në Kuvend, nga ku u kërkua dorëheqja e saj.Muajin e kaluar, Këshilli i Ministrave i dha në përdorim për një periudhë 30-vjeçare një plazh në Dhërmi partneres amerikane të vëllait të Ministres Xhaçka për ndërtimin e resorti luksoz, duke ngritur shqetësime për nepotizëm dhe konflikt interesi.
Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Agron Shehaj tha se kemi të bëjmë me një skandal të rëndomtë korruptiv dhe shkelje të pastër të ligjit për konfliktin e interesit dhe shpalljen e investitorit strategjik.“Zonja Xhaçka kur hyri në politikë ishte një e arsimuar në perëndim dhe aktiviste e shoqërisë civile. Kur hyri në parlament ishte me borxhe si pjesë ma e madhe e të rinjve, por pasi u bë ministre pasuria e saj kaloi nga minus 50 mijë dollarë në bashkëpronare të ardhshme të një resorit në Dhërmi”, tha Shehaj.Sipas tij ministrja Xhaçka duhet të japë dorëheqje dhe të dorëzojë mandatin sa më shpejt sepse qartësisht ka marrë përfitime nga Shteti Shqiptar.
Këto janë arsyet pse bota e tregon Shqipërinë me gisht si një nga vendet më të korruptuara të Europës dhe ky është shkaku kryesor i varfërisë në Shqipëri dhe i largimit të të rinjve nga vendi.
Shqipëria është e korruptuar sepse ka një kryeministër dhe një qeveri të korruptuar’, është shprehur deputeti Agron Shehaj. Sa sipërmarrës të vegjël apo të mesëm shqiptare ka me prona në bregdet, me kapital, të talentuar, me eksperiencë në turizëm, banues të zonave bregdetare që do të ëndërronin të kishin lehtësirat e investitorit strategjik. Pafund. Korrupsioni në Shqipëri është i përhapur në çdo nivel, jo vetëm në tenderat, por në çdo fushë apo sektor ku nevojitet një leje, autorizim, apo licencë nuk ka asnjë lloj garë, asnjë nuk ka mundësi të garojë, çdo gjë vendoset në bazë të lidhjeve korruptive politike dhe rasti i ministres Xhaçka është më i qarti.
Në përgjigje, ministrja mohoi se familjarët e saj kanë përfituar favore si pasojë e pozicionit të saj politik.“Unë ju mëshiroj. Kapeni pas akuzave që s’pijnë ujë fare. Të vish të flasësh paçavure, për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në 91 qe merren me biznes. Familjarët e mi punojnë me djersën e tyre. Nuk i pasurova unë. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti”, tha ajo.






















