Braimllari takim me të rinjtë në qytetin e Korçës: LSI angazhohet për të kthyer besimin e të rinjve, nëpërmjet politikave të punësimit dhe arsimimit!

482
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me të rinjtë në qytetin e Korçës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebbok, Braimllari shprehet se shqetësimi kryesor i të rinjve është papunësia dhe largimi nga vendi, ku mungesa e vëmendjes së qeverisë dhe ëktij kryeministri është evidente.

“LSI angazhohet për të kthyer besimin tek të rinjtë, nëpërmjet politikave të punësimit dhe arsimimit, duke ofruar mundësi konkrete dhe të barabarta për të gjithë, duke investuar tek bujqësia si një prioritet kryesor për këtë zonë dhe si një mundësi konkrete për të hapur vende të reja pune.” – shkruan Braimllari në postimin e tij.

Më poshtë postimi i plotë i Braimllarit:

Sot zhvilluam një bashkëbisedim me të rinjtë në Korçë. Shqetësim kryesor i të rinjve janë papunësia dhe largimi nga vendi.

Mungesa e vëmendjes së qeverisë dhe këtij Kryeministri për të rinjtë është evidente. Nuk ka asnjë politikë që stimulon punësimin e të rinjve me qëllim që të rinjtë të mos largohen, por të ndërtojnë në Shqipëri të ardhmen e tyre.

Qeveria e Edi Ramës i ka lënë të rinjtë në mëshirë të fatit duke i detyruar të emigrojnë duke humbur shpresën dhe besimin se ky vend do bëhet. Politika klienteliste, korruptive dhe aspak vizionare e Edi Ramës po shkatërron të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

LSI angazhohet për të kthyer besimin tek të rinjtë, nëpërmjet politikave të punësimit dhe arsimimit, duke ofruar mundësi konkrete dhe të barabarta për të gjithë, duke investuar tek bujqësia si një prioritet kryesor për këtë zonë dhe si një mundësi konkrete për të hapur vende të reja pune.
#ShqipëriaShtëpiaJuaj.

Image may contain: 2 people, people smiling, people sitting

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and outdoor

Image may contain: 11 people, people smiling, people sitting