Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ndodhet i pranishëm në protestën që po zhvillohet nga qytetarë të shumtë në Zëmblak të Korçës t t cilët kanë bllokuar rrugën, kur pritet që kryeministri Rama të zhvillojë një takim në zonën e Korçës.
Nga kjo protestë Braimllari u shpreh se Rama nuk ka të drejtë të vijë në Korçë, pasi është pjesë e krimit të organizuar. Nuk mund të inkriminojë dhe Korçën me pjesëmarrjet e tij.
“Edi Rama është ilegjitim dhe përfaqëson një qeveri ilegjitime. Vendi i tij është burgu dhe qytetarët tani e kanë marrë këtë vendim.” – theksoi Braimllari.
Ndër të tjera Braimllari u shpreh se: “Do e ndjekim këmba këmbës në çdo cep të vendit sepse Shqipëria nuk meriton një kryeministër të marrë peng nga krimi.”