Dakordësia jepet me shkrim të kryeministri, ministrave, drejtorët, e kryebashkiakët, por ata që nuk e zbatojë këtë Kod që është në shkelje të Kodit të Punës, shkarkohen siç u veprua ndaj Shefit Jurdik të Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Reka, për shkak se deklaroi në media skandalin e heqjes së gjobës 5 milionë Euro bosëve të miellit
Deputeti Erjon Braçe është gjendur përballë masakrimit të komentuesve në “FB”, lidhur me faktin, që mos dhënien e naftës fermerëve ai quajti mashtrim dhe korrupsion të qeverisë pas largimit nga detyra, duke e pyetur përse nuk e ka denoncuar kur ishte zv/kryeministër.
Braçe i ka sqaruar, se kur ishte në atë detyrë pengohej nga Kodi Etikës, i cili një nga pikat kryesore ka heshtjen përballë çdo veprimi anti-ligjor që bëhet brenda zyrave të qeverisë nga kryeministri, ministrave, drejtorët, kryebashkiakët e në çdo strukturë të pushtetit.
Ai tha, se ky Kod e detyron çdo drejtues dhe zyrtar, që para emërimit të pranojë e deklarojë me shkrim, se nuk do të nxjerr jashtë zyrës, asnjë dokument që lidhet me abuzime, pazare e afera korrupsioni të shefave, apo nëpunësve të tjerë.
Ndryshe, sipas dakordësisë mes palëve, ai që publikon fakte në media, shkarkohet me akuzën për nxjerrje sekreti të institucionit dhe cenim me dashje të imazhit të qeverisjes.
Me këtë pikë të Kodit të Etikës e shpjegoi Erjon Braçe, dhe heshtjen e tij kur ishte zv/kryeministër, për pazaret e Ramës me oligarkët, aferat e korrupsionit nga ministrat e kryebashkiakët, madje dhe faktin pse ka firmosur shumë vendime qeverie që janë dukshëm krime ekonomike-financiare.
Kur je në detyrë, tha Braçe, ke pranuar të heshtësh, sepse sipas Kodit të Etikës, ke bërë marrëveshje me titullarin, për të mos dekonspiruar asnjë rast abuzimi, si detyrim për të mbrojtur imazhin dhe reputacionin e institucionit ku punon dhe të krejt qeverisë.Ndryshe, shkarkohesh nga detyra dhe po sipas Kodit Etik të Edi Ramës, duhet që shkarkimin ta deklarosh si dorëheqje, për një nga këto motive: Shëndetësore, familjare ose angazhime të tjera.Dorëheqjen e deklaroi dhe vetë Erjon Braçe, shkarkimin kur ai filloi të bënte në “FB”, komente kundër oligarkëve, kullave në qendër të Tiranës e qokave të ministrave “pashallarë” zonash.
Dorëheqje e deklaroi dhe kryepolici Ardi Veliu, shkarkimin me ultimatum të partnerëve ndërkombëtar, për shkak se bëri çdo lloj pisllëku e krimi në polici, madje dhe bashkëpunim me grupin mafioz “Ndraghet’a”.
Dorëheqje e deklaroi dhe ish-Zv/ministri i Financave, Elton Haxhi, shkarkimin që i bëri Rama, pasi firmosi kontratën e gruas së Gjin Gjonit për dyqanet “Duty Free” në Rinas etj.Një nga provat, që shkarkohesh kur nxjerr aferat korruptive të pushtetarëve, është shkarkimi i Shefit Juridik të Autoritetit të Konkurrencës, Indrit Reka, për shkak se deklaroi në media, skandalin e heqjes së gjobës 5 milionë Euro bosëve të miellit, me votën e kryetarit Denar Biba dhe sekserizim të Sekretares së Përgjithshme, Diana Dervishi.Kështu veprohet nga shefat e pushtetit, ndaj çdo vartësi që denoncon bëmat e tyre, sepse këtë e kanë bërë ligj personal, të maskuar si Kod Etike të Qeverisë, por në fakt është jashtë etike e çdo baze ligjore, mbasi është shkelje e plotë e Kodit të Punës.Nuk themi, që të mos ketë Kod Etike në institucione, mirëpo shkelje etike nuk është denoncimi i aferave të korrupsionit, nepotizmit e orgjive; por psh., lejimi i çupërlinave e zonjave “lakuriq” në zyrat e shtetit, deri dhe shkuarja e kryeministrit Rama në parlament, mbledhje qeverie e konferenca shtypi me bluzë e tuta gjumi./Pamfleti





















